Ballina Politikë Nevoja emergjente për tampona dhe kite, Gjosha thirrje qeverisë: Kryeni sa më...

Nevoja emergjente për tampona dhe kite, Gjosha thirrje qeverisë: Kryeni sa më shumë testime

430

Ajo kërkon me urgjencë kryerjen e sa më shumë testeve për zbulimin e sëmundjes, shtimin e tamponëve dhe kiteve.

STATUSI I PLOTE

Në këto ditë të vështira ku shqetësimi qytetar është i pashmangshëm, thirrja e drejtë për drejtë për qeverinë, është të testojë sa më shumë qytetarë që kanë simptomat e Covid-19! Ne kemi nevoja emergjente për tampona dhe të gjitha kitet e nevojshme pēr kryerjen e analizave! Edhe qytetarët me simptoma të lehta mund të jenë positiv me Covid, ndaj është emergjencë të testohen të gjitha rastet!
Kjo është edhe thirrja e Organizatës Botërore të Shendetësisë.