Rama kërkon edhe 80 milionë dollarë borxhe, Silva Caka: I pangopuri varfëron më shumë shqiptarët

245
Sigal

Nuk kaloi shumë kohë nga trokitja në derën e Bankës Botërore për një kredi që do të mbështesë vendin për përballimin e pandemisë dhe një tjetër projekt nga qeveria ”Rama 2” është dorëzuar për një kredi 80 milionë dollarë.

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka thotë se skemat kriminale të PPP-ve, kryeministri Edi Rama i thellon duke kërkuar borxhe gjigante për ”mbikëqyrjen” e tyre. Për të kjo lëvizje e Ramës është borxh në kurriz të shqiptarëve.

”Shqiptarëve, bazuar në kërkesën e fundit të Ministrisë së Financave, do t’iu duhet të paguajnë edhe 80 milionë dollarë më shumë, për makutërinë e Edi Ramës. 80 milionë euro që iu shtohen shumë milionave të tjerë, do të paguhen vetëm nga xhepat e shqiptarëve, duke rritur borxhin tonë e duke na çuar çdo ditë e më shumë në zgrip”.

Postimi i plotë

I pangopuri Edi Rama, çdo ditë e më shumë rrit borxhet e Shqipërisë dhe varfëron më shumë shqiptarët. Skemat kriminale të PPP-ve, i thellon duke kërkuar borxhe gjigante, për ”mbikëqyrjen” e tyre, a thua se ky nuk e ka idenë se çfarë bëjnë përfituesit e PPP-ve me ato para!?

A thua se ky nuk e ka tejmbushur administratën e paguan 3 punonjës për një vend pune, të cilët për aq kohë sa paguhen nga paratë e shqiptarëve, duhet edhe të kontrollojnë se si shpenzohen paratë në skemat PPP.

Ky makut që nuk do t’ia dijë as për paralajmërimet e Bankës Botërore e FMN-së, të cilat në çdo raport ngrenë pikëpyetje të mëdha lidhur me koncesionet dhe PPP-të, iu drejtohet përsëri, për të marrë 80 milionë dollarë borxh, në kurriz të shqiptarëve.

Shqiptarëve, bazuar në kërkesën e fundit të Ministrisë së Financave, do t’iu duhet të paguajnë edhe 80 milionë dollarë më shumë, për makutërinë e Edi Ramës. 80 milionë euro që iu shtohen shumë milionave të tjerë, do të paguhen vetëm nga xhepat e shqiptarëve, duke rritur borxhin tonë e duke na çuar çdo ditë e më shumë në zgrip.