Rama i ‘inatosur’ me Erion Veliajn: Ku është kryetari i bashkisë? Atë ditën pa makina mund ta shtyjmë?

550
Sigal

Kryeministri Edi Rama i ka bërë kritika publike kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliajt, i cili sot ka parashikuar që shumë rrugë në Tiranë të jenë të bllokuara, pasi është dita pa makina.

Rama në mbledhjen me deputetët, ministrat dhe kryetarët e bashkive ka kërkuar Erion Veliajn dhe e pyeti nëse mund të shtyhej ky aktiviteti i bashkisë.

“Ku është kryetari i bashkisë? Atë ditën pa makina mund ta shtyjmë për një ditë tjetër?”, u shpreh Rama, ku dukej i inatosur me këtë vendim të Veliajt.

Nga ana tjetër numri një i Tiranës tha se i gjithë aktiviteti po koncentrohet në sheshin Skënderbej, duke shtuar se “Dita pa makina” do vijojë.