Rama fjalim në Kuvend. Tek çadra jashtë kryeministrisë vijon protesta PD

256
Kreu i Partisë Demokratike, Luzim Basha, iu përgjigj akuzave të mazhoracës se opozita po kërkon të bllokojë vettingun.
Në parlamentin e improvizuar në çadrën e protestës, Basha tha se dëngla e tyre si beson askush, ndërsa lëshoi dhe një sfidë për kryeministrin Rama.
Basha: Denglat e tyre se ata duan reformën në drejtësi dhe ne nuk e duam nuk i beson më askush, nuk ka zog gomari ti besojë.Nga drejtësia e vërtetë dhe vettingu i vërtetë ka frikë Edi Rama, Vangjush Dako dhe bandat e lidhura me to.Sot nga ky shesh dua t’ua bëj të qartë atyre dhe çdokujt që mund të ketë gënjyer: PD e bëri punën e vet në parlament. Ne mbaruam detyrën tonë dhe jemi krenarë për ndrushimet kushtetuese që i hapën rrugë një drejtësi të pavarur. Sot për institucionet e reja të drejtësisë kjo mazhorancë që ka frikë reformën e drejtësisë propozon 29 kandidatë për 27 pozicione. Pra nuk ka zgjedhje, ka emërime, Edi Rama dhe Ilir Meta duan ti emërojnë vetë në vend që të lejojnë zgjedhjen e më të mirëve, më të aftëve dhe më të pakorruptuarve për të ndërtuar drejtësinë që duan shqiptarët. A mund të pranoni një drejtësi të kapur nga Edi Rama? Kurrsesi nuk mund ta pranojmë, por nëse vërtet janë ata që nuk kanë frikë nga vettingu ju them që menjëherë pas paktit për një qeveri të vullnetit të mirë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pas korrigjimit të 7 ligjeve sipas vërejtjeve konsensuale të opozitës urdhëroni ta bëjmë vettingun dhe të shohim kush ka frikë nga drejtësia e pavarur,kush ka frikë nga gjyqtarët dhe prokurorët e pakapur. Ata që e kanë lidhur fatin e tyre me bandat, ata që kanë vjedhur dhe shpërdoruar qindra miliona euro, apo opozita që ka lidhur fatin e saj me fatin qytetar.PD do ta votojë dhe çojë përpara refomën në drejtësi por vetëm sipas përcaktimeve europiane të Kushtetutës së Shqipërisë, sipas votës historike të 22 korrikut. Nëse nuk tremben nga drejtësia e pa kapur le ti hapin rrugë qeverisë teknike, të ndryshojmë sëbashku 7 ligjet që i bënë përshesh për të kapur drejtësinë dhe ne do të na keni aty.
Në të kundërt, Basha tha se “bashkë me qytetarët shqiptarë do ta zgjidhim çështjen e zgjeshjeve të lira dhe të ndeshme dhe çështjen e drejtësisë së vërtetë”.
Basha, deklaroi vendosmërinë e opozitës për të mos lejuar kurrë më zgjedhje të prishura dhe kapura nga krimi, pasojat e së cilave sipas tij po i vuan Durrësi.
Basha: Durrësi është një qytet i shkatërruar me fatura uji dhe energjie. Është një qytet tipik i menaxhuar nga mafia, miliona euro beton hidhen për fasada, ndërkohë që qindra e mijëra familjarë nuk marrin dot kredi për strehim social. Të gjitha janë derivat i zgjedhjeve të shkatërruara në 2015, ku Vangjush Dako me bandat mori peng Durrësin. Ja çfarë ndodh kur kapen zgjedhjet, krimi dikton zgjedhje. Është orë e madhe zgjimi kombëtar, për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, kurrë më zgjedhje të kapura dhe të prishura nga krimi, kurrë më zgjedhje me bandat, vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme që nisin me largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të inkriminuar dhe korruptuar.
Kreu i demokratëve paralajmëroi intensifikim të protestave.
Basha: Ta kenë të qartë që të gjithë ata që akoma nuk e kanë dëgjuar zërin e popullit se tërheqje nuk do ketë, asnjë hap prapa, ditë për ditë do avancojmë deri në fitoren e plotë të kauzës qyterare për zgjehdje të lira dhe të ndershme, për largimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeveri tejtër që i garanton ato.
Sigal