Rama e Basha përplasen për vëllain e kryeministrit, replikat në kuvend

494
Seanca e sotme plenare ku diskutohet projektbuxheti i vitit 2018, është shoqëruar me debate të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Replikat njëra pas tjetrës kanë filluar pas akuzave të kryedemokratit Basha drejtuar kryeministrit, se po përgatit koncesionin e TVSh-së për t’ia dhënë vëllait të tij, Olsi Ramës.
“Duke futur në skemën e TVSh gati 100 mijë biznese Rama do justifikohet se shteti nuk ka mundësi dhe kapacitet për të mbikëqyrur këtë numër biznesesh dhe ndaj duhet të jepet me koncesion. Dhe këtë do t’ia japë vëllait të tij, Olsi Ramës. Mjerimi i përket fëmijëve të Bulqizës dhe mbarë vendit, ndërsa koncesionet përgatiten për vëllain e kryeministrit dhe klientët e tij”, u shpreh Basha.
Më tej ai tha se:
“Shqiptarët po nxitojnë të ikin nga vendi. Është rritur ndjeshëm numri i shqiptarëve që duan të ikin në Amerikë. Ndërsa vëllai yt la Amerikën, dhe erdhi të rrijë në Shqipëri si i papunë, sapo ti u bëre kryeministër”.
Pas kësaj deklarate, fjalën e ka marrë kryeministri Rama. Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se Basha ndalet në akuza personale, duke përfshirë edhe familjarët.
“Merresh me vëllain tim, që është njeri i zakonshëm. Unë kurrë nuk vij këtu me librin e shtëpisë së tjetrit, nuk bëj luftë këtu me persona, ju këtu jeni prindër të mirë, njerëz të mirë, por këtu nuk është çështje personash, është çështje përkatësie, pse jeni bashkë? Ku doni të dilni? Vëllai im është një njeri i zakonshëm, nuk është aq i njohur sa kunati yt”, tha Rama.
Basha: As vëllai i tij, dhe as ndonjë anëtar i familjes, nuk më ka interesuar kurrë. Por kur një njeri ndërhyn që të rrisë TVSH-në dhe për një njeri që u hoq ministri i Financave para dy vjetësh, kjo është çështje e rëndësishme. Mos të na shesë dëngla këtu se nuk po i prek njeri familjen, por kur familjen e përdor për korrupsione korruptive… Këtë e dinë dhe partnerët.
Sigal