Rama dhe Veliaj inaugurojnë ndërtimin e Bulevardit të Ri

475
Sigal

Në mënyrë simbolike Kryeministri Edi Rama si dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj kanë vendosur pllakat e parë në Bulevardin e Ri të Tiranës, duke nisur kështu dhe fazën e fundit të ndërtimit të këtij projekti të rëndësishëm për transformimin e metropolit shqiptar. Ky është projekti i Bulevardit të Ri, i nisur që në kohën kur Edi Rama drejtonte kryeqytetin, e që tashmë po vihet në jetë nga pasardhësi i tij Erion Veliaj. Edi Rama nuk i kurseu vlerësimet maksimale për punën e kryebashkiakut, për të vënë në jetë siç tha ai, projektin e gjeneratës tjetër.
Nisja e fazës finale sipas kryebashkiakut Veliaj është fitore për kryeqytetin.
Kryeministri e kryebashkiaku Veliaj nuk kanë kursyar akuzat ndaj ish kryebashkiakut, sot kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Bulevardi i Ri i kryeqytetit do të këtë një gjatësi prej 1600 metrash dhe një gjerësi prej 70 metrash, ku përveç 6 korsive të makinave, do të ketë dhe nga një park linear të gjelbër në të dyja anët e tij. Në këtë hapësirë parashikohet të zhvendosen një sërë isntitucionesh e po ashtu dhe selitë e ambasadave të huaja.