Rama cakton famozin Ardi Veliu ‘koordinator të krimit të organizuar’ për zgjedhjet e 2025

142
Sigal
Ish-dora e zezë e Edi Ramës në Policinë e Shtetit, famozi Ardi Veliu është rikthyer në krye të detyrës, por jo në polici, po në parti, aty ku i duhet Ramës për të vjedhur vota së bashku me bandat kriminale.
Ardi Veliu njihet si një ndër personat kyç që ka kriminalizuar Policinë e Shtetit dhe e ktheu atë në një organizatë që s’dallohej më me ato kriminale ka marrë detyrë e re partiake në qarkun e Vlorës.
Veliu është caktuar si koordinator elektoral në Vlorë, kështu Rama po ve në jetë planin e tij për grabitjen e votave të shqiptarëve përsëri në aleancë me krimin e organizuar dhe bandat.
Të cilat me sa duket në Vlorë do t’i koordinojë një person që ua di mirë fijet, siç është Ardi Veliu.
Mësohet se pak ditë më parë, Ardi Veliu është prezantuar nga ministri Pirro Vëngu si pjesë e shtabit elektoral të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorë, për t’u angazhuar në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Prezantimin e Veliut e ka bërë vetë ministri Pirro Vëngu në takim me organizatat socialiste. 
Reagimi i parë kundër këtij vendimi ka ardhur nga Partia e Lirisë, përmes politikanes Silva Caka.
“Ardi Veliu, qejfliu i mishit të derrit të zi, që bënte gjoja si drejtor apolitik i Policisë së Shtetit, sapo u emërua koordinator elektoral në Vlorë, i partisë në pushtet”, shkruan ajo.
Ardi Veliu u emërua drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në shkurt të vitit 2018 ndërsa drejtimi i Policisë prej tij u shoqërua me akuza për instrumentalizim partiak të kësaj strukture. 
Ardi Veliu gjatë katër viteve në krye të Policisë së Shtetit e ktheu atë në një gardë revolucionare partiake, e cila dhunonte qytetarët, fshihte krime si vrasjet dhe manipulonte provat për llogari të rilindjes.
Bëmat e Ardi Veliut në shërbim të Edi Ramës nuk numërohet. Nga bërja e shoferit personal të Eskobarit të Ballakanit, Klement Balilit, e deri te tentativa për të manipuluar vrasjen e të riut Klodian Rasha.
Është gjithashtu e freskët në memorien e gjithë shqiptarëve një video e publikuar në median sociale, ku shiheshin disa policë duke dhunuar barbarisht një të mitur që kishte dalë me biçikletë në parkun e Liqenit Artificial, video që tronditi opinionin publik asokohe.
Kur pritej dorëheqja e drejtuesit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u shfaq në një takim të Komisionit të Sigurisë. Aty, në mënyrë të neveritshme, jo vetëm që nuk kërkoi ndjesë, por sulmoi nënën e fëmijës së dhunuar. Ky agresion brutal ndaj një gruaje që po rriste e vetme fëmijët e saj, shokoi shqiptarët.
Me një fjalor të pështirë, Veliu tha se nëna e djaloshit të dhunuar është fajtore për sjelljen e të birit pasi ka postuar video online me një pistoletë.
Shumë shpejt u zbulua se videoja ishte pjesë e një filmi ku nëna e fëmijës që dhunuar luante si aktore. Por ky do ishte edhe momenti i parë kur shqiptarët do shihnin publikisht se si mashtronte Ardi Veliu për të fshehur krimet e policisë.
Rama e përdori Ardi Veliun edhe për të bërë njësh krimin, policinë dhe partinë në zgjedhjet lokale, sidomos në Elbasan.
Pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kur u vra Pjerin Xhuvani në Elbasan, Ardi Veliu doli në një konferencë për shtyp, duke mbajtur pas vetes një prokuror që më vonë do katapultohej në SPAK. Të dy gënjyen në mënyrë të paturpshme se në vendin e ngjarjes nuk ishin gjetur materiale të krimit zgjedhor. Ata fshehën sërish rolin e policisë në këtë ngjarje, që siç do provohej më vonë, kishin lejuar këtë krim të rëndë.
Në të gjitha rastet, pas Ardi Veliut shfaqet Edi Rama. Gjithmonë i gatshëm për të sulmuar këdo që ia prek atë. 
Ardi Veliu është shenja e qartë se cili është qëllimi i Ramës për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Sepse Ardi është njeriu lidh më së miri krimin e organizuar, policinë dhe Partinë Socialiste.