Rama: Brenda dy vitesh do jetë gati Unaza e qytetit të Pogradecit

403
Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të shtunë në qytetin e Pogradecit ku ka prezantuar aty kandidatin e ASHE për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Diana Mile. Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se pas 21 qershorit do të nisë puna për ndërtimin e unazës së Pogradecit, e cila do të përfundojë brenda 2 vitesh. Më tej ai ka thënë gjithashtu se projekti për Pogradecin do të vijojë edhe më tej, me ndërtimin e një pedonalje për këmbësorët e cila do të jetë më e madhja në Shqipëri , puna për të cilën do të nisë shumë shpejt.
“Përsa i përket unazës së Pogradecit. Bashkë me Dianën pas 21 qershorit do ta nisim, dhe brënda 2 viteve të para të mandatit ne do ta përfundojmë atë. Por, projekti nuk ka mbaruar se krahas rrugës dhe gjelbërimit ne do të nisim në javët në vijim për qytetarët këmbësorë, me një shëtitorë që është më e gjata në shqipëri. Kjo do të rrisë në mënyrë të ndjeshme turizmin. Ne bashkë me Diana Milen do ta çojmë më tej projektin. Kemi 50 % përfaqësi të grave dhe të vajzave në këtë fushatë, ndërkohë që në europë është 30%. Tek ne është shumë e nevojshme përfaqësia e tyre në vendimarrje. Sepse zëri i tyre është ai që jep zgjidhje. Ndaj dhe në 21 qershor duhet që të gjithë të dëgjojmë gratë në çdo shtëpi. Qytetet nuk janë sot qytete të vogla të rrethuara nga dhjetra e dhjetra komuna por, janë qendra të mëdha. Ju keni një mundësi që shumë komunitete të tjera nuk e kanë. 

Më parë na vinte turp kur kalonim kufirin, sepse në të njëjtin liqen, këtej një barbari e në anën tjetër një mrekulli. Unaza e Pogradecit. Bashkë me dianën pas 21 qershorit do ta nisim, dhe brënda 2 viteve të para të mandatit ne do ta përfundojmë atë.
Ruga Qukës –Qafë Plloç, e cila integron shumë komuna. Na u deshën 18 muaj për ta riparë projektin me themel, një project skandaloz që do të sillte shkatërrim sesa zhvillim. Si të gjitha projektet e tjera të Saliut. Tashmë është lidhur kontrata dhe brënda 4 vjeçarit do jetë një vepër e denjë për të gjithë zonën. Do jemi të gatshëm të mbështesim dhe të përkushtuar të mbështesim Dianën por dhe të gjitha gratë që të vendosin modelin e ri të kryetares së bashkisë, modelin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe modelin e bashkisë si shtëpia e hapur ndaj të gjithë komunitetit”, – tha Rama.
Sigal