Rama – Bashës: Siç u ule në Çadër, prapë do të ulesh me mua!

460
Debati ndërmjet kreut të opozitës dhe Kryeministrit Lulzim Basha në Kuvend nuk ka reshtur që nga nisja e seancës ku pritet votimi i projektbuxhetit i vitit 2018 e ndërsa Basha u ka bërë thirrje deputetëve “Ngrihuni kundër këtij Buxheti të krimit”, Rama u ngrit vetë nga foltorja duke i thënë Bashës: “Nuk doja të ngrihesha, por dëgjova që the “Ngrihuni” dhe m’u kujtua sa shumë i thërrisje që të ngriheshin aty poshtë dritares sime kur ishe në Çadër dhe pastaj erdhe u ule me mua. Prapë do të vish të ulesh me mua! Dhe unë të pres!”
DEBATI:
Basha: “Po i marrim si rastësi të gjitha për Tahirin. Është rastësi që në makinën ku gjenden dy patentat e Tahirit gjenden edhe 856 mijë euro? Në makinën e biznesmenit që po ndërton komisariatin? 856 mijë euro që s’i tërhoqën dot janë thërrime. E këto nuk janë shpifje të miat, por shifra të sakta të policisë gjermane, holandeze, Europolit. Nuk je në gjendje të shikosh shifrat e GdF? Është kapur drogë për 5 vjet. Ndaj thirrja ime është të ndalim me çdo kusht këtë buxhet të krimit.

Rama: Nuk doja të ngrihesha, por dëgjova që the “Ngrihuni” dhe m’u kujtua sa shumë i thërrisje që të ngriheshin aty poshtë dritares sime kur ishe në Çadër dhe pastaj erdhe u ule me mua. Prapë do të vish të ulesh me mua! Dhe unë të pres! Jo se është dita Ndërkombëtare e Tolerancës, por vetëm se nga e ulura jote, e imja, jona, e të gjithëve këtu, mund të bëhet më mirë për këtë vend e këta njerëz! 
Sigal