Qytetarët janë pa ilaçe dhe bukë, Qeveritarët në luks, si pashallarë

293
Sigal

 

Kryeministri  pardje akordon pas pushimeve të verës 13 milionë euro për luksin e vilave qeveritare në bregdet, që pashallarët mavi të “lundrojnë” në luks sheikësh, ndërkohë që naftëtarëve në grevën e urisë u thotë se qeveria nuk do japë asnjë qindarkë për rrogat e tyre dhe shqiptarëve dhe bizneseve nuk do t’u japë paketën e tretë të ndihmës, edhe në rast se situata nga pandemia do të përkeqësohet

Para disa ditësh, kryeministri Rama u dha përgjigje naftëtarëve që janë në grevë urie, se qeveria e tij nuk ka asnjë përgjegjësi, pse ata janë pa rrogë disa vite dhe nuk ka asnjë detyrim ekonomik. Mjekët janë pa marrë bonusin e premtuar, policët nuk kanë marrë orët e tepërta që bëjnë, punonjësit e burgjeve nuk kanë marrë shtesën e rrogës të dhënë me VKM. Kryeministri Rama e bëri sërish të qartë se qeveria e tij nuk do të japë më asnjë paketë ndihme, edhe nëse gjendja vështirësohet për shkak të pandemisë. Borxhi i jashtëm i Shqipërisë është afruar tek 100 %, shqiptarët po varfërohen edhe më shumë, për shkak të thellimit të krizës ekonomike, bizneset po falimentojë.

Borxh për pagat e pensionistëve, miliardat për koncesionarët

E megjithëkëtë, tre ditë më parë, kryeministri Edi Rama,  ka filluar negocimin në tregun financiar brenda e jashtë Shqipërisë, me objekt lypje e marrje borxhi, për të shlyer pagat e pensionet deri në fund të vitit 2020. Shkak i mungesës së aftësisë paguese të shtetit, është rënia e të ardhurave tatimore e doganore, prej zvogëlimit të mbylljes së aktivitetit të shumë bizneseve; por së pari korrupsioni, që ka evazionin fiskal në masën 42%, konstatuar nga ekspertët e FMN-BB.

13 milionë euro për luksin e pashallarëve mavi

Me udhër të kryeministrit Rama, ministria e Financave ka planifikuar t’i akordojë Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, 13 milionë Euro nga “fondi rezervë” për zërin “Investime kapitale”. Me këtë vlerë, do bëhet rikonstruksioni dhe shtesa të reja mjedisesh, në disa nga vilat qeveritare bregdetare e malore, në shtëpitë e pritjes ditore dhe mjediset bar-kafe, restorante e hotele që disponon Drejtoria e Shërbimit Qeveritar. Afro 50% këtij investimi do bëhet në vilat dhe rezidencat e tjera qeveritare në bregdetin Vlorë, Durrës, Sarandë por dhe në zonat Pogradec, Korçë etj. Siç dihet, me vendim qeverie në këto qendra, pushojnë e relaksohen familja kryeministrore e kryeparlamentare, por dhe të ftuar të tyre preferencial brenda e jashtë Shqipërisë. Kjo ndërhyrje restauruese e zgjeruese në vilat dhe mjediset pushuese qeveritare, nuk është bërë ngaqë ka nevojë për hapësira e luks të shtuar, por ishte ultimatum i kryeministrit, pas kthimit nga pushimet e kësaj vere. Nuk e themi për humor, por psiko-delirizimi prej “sulltani”, po nxit egoizmat e kryeministrit Rama, edhe për të krijuar saraje luksi në bregdet e kudo, duke harxhuar miliona Euro taksa publike; ndërkohë nuk mendon asnjë çast për hallin e 900 naftëtarëve të Ballshit të cëlt janë në grevë urie.