Qeveria e Rilindjes mashtron 3 herë për fituesit e tenderit të tunelit “Orikum Llogara”, ai nuk është bërë fare

567
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Më 12 prill 2021, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar  është anuluar tenderi për PPP-në e ndërtimit të tunelit “Orikum-Llogara”, me Nr. REF-81916-12-11-2020 dhe fondi limit 19 miliardë, 180 milionë, 880 mijë e 463 pikë 21 lekë të reja pa TVSH, për shkak se asnjë prej firmave pjesësmarrës në garë nuk plotësoi kërkesat; kur më 16 shtator 2020, u shpall fitues grupi i firmave austriake-sllovene-shqiptare; ndërsa më 18 mars 2021, ministria njoftoi se fituese paraprake me ofertë më të ulët, ishin firmat “Gjoka Kostruksion” dhe firma turke “Duygu”, ndërsa tani thonë se tenderi nuk është bërë. Anulimi i tenderit, zbulon 3 mashtrimet e Edi Ramës, bërë publikisht në media e parlament, duke deklaruar se janë shpallur fituesit e brenda muajit mars 2021 do fillonin punimet.

Mashtrimi i parë me tenderin e tunelit, është bërë më 20 qershor 2020, kur Edi Rama, në një shoë mediatik të drejtuar prej tij, publikoi projektin dhe njoftoi hapjen e garës, por në fakt nuk ishte vërtetë, pasi tenderi u hap më 12 nëntor 2020.

Mashtrimi i dytë u bë nga ministria përkatëse me 18 shtator 2020, me njoftimin në faqen zyrtare të Ministrisë së Infraksturkturës, ku deklaronte se ishin shpallur fituesit e tenderit për projektin e ndërtimit të tunelit “Orikum-Llogara”; mashtrim që doli nga njoftimi se tenderi hapej më 12 nëntor 2020.

Sipas njoftimit, fitues i tenderit me vlerë 19 miliardë, 180 milionë, 880 mijë e 463 pikë 21 lekë të reja pa TVSH, ishte Bashkimi i këtyre firmave: “IC Consulenten Ziviltechniker GESmbh-Austri”; “ELEA iC d.o.o” e IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring-Slloveni”; dhe “SEED Consulting” e “InfraKonsult” shqiptare; madje Balluku, deklaroi se punimet do nisin brenda muajit dhjetor 2020.

Mashtrimi i tretë zyrtar, është bërë po nga Rama, me njoftimin datës 16 mars 2021, ku dhanë lajmin, se fituese të tenderit për ndërtimin e tunelit, ishin dy firmat “Gjoka Konstruksion” dhe firma truke “Duygu” e dhëndrit të Erdogan, me ofertë 10 milionë Euro më pak se fondi limit. Ndërsa më 12 prill 2021, ministrja Balluku ka njoftuar se tenderi nuk qenka bërë fare, por është anulluar pa afat, për shkak se asnjë prej firmave nuk protësonte kriteret e vendosura ligjore, për ofertë financiare e numër pjesëmarrësish. Këtë alibi e rrëzon fakti, se sipas Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, pikat “C e Ç”, në garë kanë marrë pjesë 3 firma, ndërsa ofertat ka qenë më e ulët se fondi limit; ndaj nuk besohet se është ky shkaku./Pamfleti

Fima “Salillari” përlan 483 mijë Euro me tender fals, për riparimin e 300 m rrugë

Kjo rrugë është  ri-ndërtuar 3 herë në 1 vit

Bashkia  në Himarë vazhdon t’i mbushë thasët me miliarda oligarkut të preferuar të kryeministrit, paçka se në muajt janar-shkurt 2021, tre akse rrugore bregdetare me vlerë 18 milionë Euro e garanci 10 vite që ka ç’ndërtuar kjo firmë, janë vidhisur vetëm 6 muaj e 1 vit pas punimeve Ndërkohë që firma “Salillari”, është vënë nën hetim për 3 rrugë të vidhisura me vlerë 18 milionë Euro në Bashkinë Himarë; shefat e kësaj njësije vendore, vazhdojnë t’i japin miliona të tjera, oligarkut të preferuar të kryeministrit. Më 19 prill, kjo bashki ka njoftuar se firmës “Salillari”, i janë dhënë 483 mijë Euro tender, për rikonstruksionin e rrugës “Stefanel”, pagëzuar kështu, prej resortit me vila “Stefanel Vieë”, për të cilin Bashkia Himarë investon taksat lokale. Se çfarë lidhje ka ky kompleks rezidencial vilash, me shefat e kupolës “Rilindja” e të opozitës, kjo verifikohet lehtë dhe dihet nga krejt banorët e zonës, të cilët shikojnë çdo fundjavë, që atje shkojnë e relaksohen qeveritarë e politikanë. Por skandali në rastin konkret, qëndron në faktin se kjo pjesë rruge me gjatësi 800 m është financuar 3 herë brenda 1 viti, me nga 600-800 mijë Euro, pa llogaritur tenderët për kanalet anësore të ujërave. Për të vjedhur sa më shumë, kjo rrugë dalëse fshati, ndahet me segmente që në këtë tender, i është dhënë firmës “Salillari”, me 483 mijë Euro, për rikonstruksionin e vetëm 300 m gjatësi, ose 1600 Euro për 1 metër rrugë. Për të shpallur fitues firmën “Salillari” me vlerë 99.99% të fondit limit, kryebashkiaku i Himarës, ka bërë tender fiktiv, duke pranuar si rivale, një firmë me ofertë sa fondi limit e pa asnjë dokument; dhe një firmë tjetër me ofertë sa 97% e fondit limit e pa asnjë dokument. Sipas të dhënave, rezulton se dy firmat “rivale” në këtë tender, janë përdorur si garuese fiktive në shumë tendera të tjerë më fimën “Salillari”, dhe janë n/kontratore të saj në tenderët ku marrin pjesë sa për numër. Ndërsa lidhur me investimin e rrugës, enkas për të shkuar drejt resortit të vilave “Stefanel Vieë”, financimin duhet ta bëjë vetë biznesi e jo shteti, mbasi nuk ka interes publik por vetëm privat./Pamfleti

1.5 miliardë lekë për rrëshqitjen e rrugës së Borshit, për  të mbuluar skandalin e Salillarit

Në vend që SPAK-u të gjykonte Salillarin, për cilësinë jashtë çdo standarti të punimeve

Në janar të 2021, një segment i rrugës Sarandë-Vlorë nga Bregdeti u shemb, dhe rrëshqiti në det. Arsyeja është shumë e thjeshtë: Cilësia e dobët e punimeve që ka bërë kompania e oligarkut klientelist të qeverisë, Salillari, i cili para 2 viteve e kishte rikonstruktuar, duke përfituar miliona euro. SPAK-u, menjëherë, duhet të kishte nisur hetimet për shpërdorime të fondeve të taksapaguesve shqiptarë, cilësi punimesh jashtë çdo standarti teknik nga Salillari. Mirëpo, meqë Salillari është kilent i qeverisë, jo vetëm që SPAK heshti në mënyrë të dyshimtë, por qeveria hap sërish tender për të rikonstruktuar segmentin që rrëshqiti në det, me paratë publike. Dhe, natyrisht, sërish, mundet të jetë Salillari, ai që do përlajë edhe ketë fond, paçka së punimet sërish do të kenë pikëpyetje të madhe, për standartet teknike. Në fund të fundit, sa herë shiu të marrë në det rrugën, kaq herë edhe qeveria hap thesin dhe paguan milionat euro oligarkut të qeverisë.

Tenderi

Qeveria  ka hapur me shpejtësi tenderin për rrëshqitjen e rrugës së Borshit. Rruga që u bë meme dhe simbol i korrupsionit për javë me radhë, kësaj herë do të rikostruktohet. Por, jo me paratë e kompanisë që duhet ta mirëmbante atë rrugë, por të vetë shqiptarëve. Qeveria akordon plot 1.5 miliardë lekë të vjetra për rikonstruksionin. BoldNeës ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, i cili ka një fond plot 136.091.758 lekë. Mësohet se kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është 4.5 muaj. Tenderi do të zhvillohet në datën 5 maj, ndërsa bashkëlidhur ka edhe dokumentet e tenderit. Sipas saj, aksi rrugor Qeparo-Sarandë përgjatë viteve 2007-2009 i është nënshtruar një rikonstruksioni të thellë duke përfshirë edhe zgjerimin e tij përgjatë gjithë gjatësisë. Kjo rrugë është përfshirë në kontratën e mirëmbajtjes në mënyrë periodike me ARRSH-në. “Gjatë mirëmbajtjes në këto zona janë kryer vetëm disa ndërhyrje brenda sferës së kontratës kryesisht në sistemimin e shtresave asfaltike të rrugës si dhe në rregullimin e kunetave anësore me qëllim largimin e ujërave sipërfaqësore” thuhet në këto dokumente. Sipas ARRSH-së, gjatë viteve 2013-2015 në disa zona përfshirë këtu edhe lagjen Vonja të Borshit u shfaqen dukuritë e para të problematikave të rrëshqitjeve, të cilat janë ende aktive. “Në këtë zonë konstatohet se muri mbajtës në krahun e djathtë (drejtimi Himarë-Sarandë) ka humbur aftësite e tij mbajtëse i cili është shkatërruar duke sjellë dhe dëmtim të trupit të rrugës në gjysmën e gjerësisë së tij në një gjatësi rreth 135ml,. Momentalisht ky aks rrugor ka vështirësi në qarkullim dhe është bërë i pakalueshëm për mjetet e rënda” thotë vetë ARRSH. Në dokumentet e vetë ARRSH-së thuhet se rruga ka qenë në tender për mirëmbajtjen. Por, një çarje e thellë dhe shkatërruese përshkoi rrugën kombëtare Llogara-Sarandë në fshatin Borsh, pas shirave të para të Janarit 2021. Në verën e vitit 2020, ky aks rrugor i ishte nënshtruar procesit të mirëmbajtjes nga kompania “Salillari”, e cila ka nënshkruar një kontratë mbi 13 milionë euro, për periudhën 2017-2022. Por, ndërhyrja e “Salillarit”, në fakt rezultoi një dështim total. Rruga u nda në mes dhe një pjesë e saj u rrëzua, duke e shndërruar këtë aks rrugor në thuajse të pakalueshëm. Pas kësaj ngjarjeve, reagoi Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), i cili njoftoi publikisht se ka nisur një procedurë audituese urgjente për hartimin e projektit dhe, sidomos, zbatimin e tij. Dhe, me gjithë këto abuzime, shqiptarët do të paguajnë sërish për skandalet e kompanisë “Salillari”. /BoldNews.al