Prof. Dr. Kastriot Islami: Patronazhistët, ose duhet të ndëshkohen, ose duhet pranuar se drejtësinë e reformuar e ka kapur Rama

351
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Patronazhistët, ose duhet të ndëshkohen, ose duhet pranuar se drejtësinë e reformuar e ka kapur Rama. Ky është perfundim logjik; çdo tentativë për ta kundërshtuar këtë përfundim logjik do të ishte, ose retorikë pavlerë, ose mashtrim publik.

Së pari, në vendet demokratike patronazhi lejohet me ligj, i cili në Shqipëri nuk ekziston; kjo do të thotë se gjithçka lidhet me këtë aktivitet është i jashtëligjshëm.

Së dyti, ky rrjet i jashtëligjshëm i drejtuar nga Rama ka kryer për më tepër veprime antiligjore, duke grumbulluar të dhëna konfidenciale dhe duke keqpërdorur të dhënat shtetërore e publike. Kjo mbetet për t’u provuar, natyrisht pas 25 prillit.

Së treti, ky rrjet ka kompromentuar reformën në drejtësi, duke identifikuar si votues të Edi Ramës shumë nga drejtuesit e lartë të institucioneve të reja të drejtësisë edhe kjo do të mund të sqarohet pas 25 prillit.

Përfundimi është evident: ky rrjet, duke qenë kundër reformës në drejtësi apo duke e kompromentuar rëndë atë, rezulton antishqiptar, antiamerikan dhe antishqiptar. Sepse ky rrjet është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe/ose ka kryer veprime antiligjore, por nëse provohet se drejtuesit e gjyqësorit të reformuar janë siç i ka identifikuar ky rrjet me porosi të Ramës, atëhere rezulton se kjo reformë është antishqiptare, antiamerikane dhe antieuropiane, pra është kundër interesave dhe vullnetit, që kanë pasur shqiptarët në shumicë dhe partnerët tanë kryesorë, SHBA dhe BE. Uroj që të mos jetë kështu, pra që të paktën reforma në drejtësi të mos jetë dëmtuar nga tentativat dhe përpjekjet e Ramës për ta vendosur Gjyqësorin nën kontroll. Sinqerisht lutem dhe uroj shumë për këtë. Por që ky urim të jetë realist duhet të ndëshkohet rrjeti i patronazhistëve së bashku me kryepatronazhistin. Kjo ka gjasa të mund të ndodhë vetëm në 25 prill. Të tjerat vijnë me pas. Inshallah! Kam shumë besim e shpresë!