Qeveria do investojë në zonat rurale

424
Sigal

Kryeministri Rama u prezanton të huajve Programin: “100 fshatrat”

Kryeministri Edi Rama në një takim me përfaqësues të huaj në kuadër të programit “100 fshatrat” deklaroi se qeveria do të jetë e angazhuar për investime dhe zhvillimin e zonave rurale. Teksa theksoi rëndësinë e njohurive, Rama tha se paratë janë të nevojshme. Kryeministri Rama parashtroi një nga idetë që ka qeveria për implementimin e këtij projekti, siç mund të jetë edhe binjakëzimi i fshatrave shqiptare me ato të huaja, në mënyrë që fermerët të shkëmbejnë eksperiencat. “Jemi këtu me përfaqësuesit e tjetër të botës dhe me Shqipërinë. Dhe me miqtë tanë nga organizata ndërkombëtare. Kjo na sjell së bashku mbi mundësitë për të parë se si mund të harmonizojmë masat që po marrim. Ndoshta të bëjmë të pamundurën, të mundur. Ne kemi përgatitur dy seksione takimesh. Synimi është që të krijojmë nja 100 pika ndryshme graviteti dhe fshatra që mund të jenë pas tyre. Duke shfrytëzuar kapacitetet dhe instrumentet private. Jemi shumë të përqendruar në agro-turizëm si një instrument efikas, për të luftuar varfërinë dhe përjashtimin. Në këto qasje janë të nevojshme paratë, por jo më të rëndësishmet. Elementet më të rëndësishme janë njohuritë. Bazuar në atë kemi filluar. Bashkë me Johanin, dhe mikun tonë të përbashkët, ish-ambasadorin zviceran, ne mund të ndajmë informacione me të gjithë ju. S’ka të bëjë vetëm me investimet. Por me një përpjekje në shkëmbimin e kapitalit njerëzor. Nëse mund t’ia dalim mbanë që me ju të bëjmë binjakëzime me fshatrat tuaj, dhe të sigurohemi që fermerët e agro-turizmit tuaj të flasin me njerëzit tanë, e kështu me radhë. Duhet mbështetur më shumë zejtaria. Iniciativa për patronazhin e fshatit mund të jetë e thjeshtë. Ne kemi kanione, kemi male, që janë si një minierë e madhe e të ardhurave të mundshme. E di që unë kur flas, flas qartë, nuk do të zgjatem shumë në këtë prezantim. Duam të ndërtojmë një akademi të 100 fshatrave, ku njerëzit do të punojnë për të lehtësuar punën”, tha Rama.