Tre shqiptarët ngrenë policinë greke në këmbë, arratisen nga qelitë e paraburgimit në Athinë

481
Sigal

Tre shtetas shqiptarë janë arratisur nga qelitë e paraburgimit në Greqi ditën e sotme.

Mediat greke raportojnë se ata mundën të shkulnin shufrat e hekurta të dritares dhe të largoheshin.

Tre shqiptarët ndodheshin në qeli si të dyshuar për vjedhje dhe po mbaheshin në rajonin e policisë të Argirupolis, Athinë.

Policia ka nisur aksionin për gjetjen dhe kapjen e tyre.