Qarku Gjirokastër Lista e deputetëve fitues

3061
Sigal

Mbyllet numërimi i votave që ishin të mbyllura në 237 kuti në Qarkun e Gjirokastrës. 5 mandatet për deputet janë ndarë midis koalicionit të majtë dhe atij të djathtë, ku përkatësisht Partia Socialiste ka marrë 3 deputetë, Partia Demokratike ka marrë 1 deputet dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka marr po 1 deputet. Në këtë qark zgjedhësit e regjistruar kanë qenë 122.039 ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve 237. Numri i zgjedhësve që kanë votuar është 59 636 ndërsa pjesëmarrja në votime ka qenë 49.26 për qind. Qarku i Gjirokastrës ndahet në tre rrethe 1) Rrethi i Gjirokastrës ka 2 bashki dhe 11 komuna, zgjedhësit e regjistruar 67.103 dhe numri total i vendeve të zgjedhjeve 120. 2) Rrethi i Përmetit ka 2 bashki dhe 7 komuna, zgjedhësit e regjistruar ishin 25.779 ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve 54, në këtë qytet kanë votuar 13.046 dhe Rrethi Tepelenë ka 2 bashki dhe 8 komuna, në këtë rreth ishin 29.157 zgjedhës të regjistruar dhe numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 63. Sipas tabelës përfundimtare PS ka marr 24726 vota, PD ka marr 13473 vota, LSI ka arritur tw marr 11460 vota, PR ka 2645 vota dhe PBDNJ ka marr 1852 vota.

 Deputetët e Qarkut të Gjirokastrës

Partia Socialiste – 3 deputetë

– Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Anastas Angjeli

Lëvizja Socialiste për Integrim – 1 deputet

– Vangjel Tavo

Partia Demokratike – 1 deputet

– Genc Ruli

Qarku Lezhë

Lezhë

Kurbin

Mirditë

PS – 3 deputetë

LSI – 1 deputet

PD – 3 deputetë

Në Qarkun Lezhë kishte 159.207 zgjedhës të regjistruar ,ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 258. Ky qark ka 3 rrethe: 1)Rrethi Lezhë ka 1 bashki dhe 9 komuna, 78.620 zgjedhës të regjistruar, ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 121.2) Rrethi Kurbin ka 2 bashki dhe 2 komuna, 52.880 zgjedhës të regjistruar, ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 74. 3) Rrethi Mirditë ka 2 bashki dhe 5 komuna, 27.707 zgjedhës të regjistruar, ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 63.

Armando Prenga: Çdo anëtar i PS-së, promotor i fitores sonë

Nga ana e vet, deputeti socialist i qarkut të Lezhës, Armando Prenga është shprehur se pika më e fortë e fitores së Partisë Socialiste është Programi i Rilindjes Kombëtare, që udhëhoqi me sukses të gjithë fushatën elektorale të kësaj partie. Ndër të tjera ai tha për gazetën “Telegraf”, se: Për mendimin tim personal pika më e fortë e fitores sonë ishte programi i Rilindjes Kombëtare. Ky program, nëpërmjet filozofisë dhe alternativave të veta, ka sensibilizuar çdo banor të qarkut të Lezhës, por edhe të gjithë Shqipërisë, duke i dhënë të majtës shqiptare një shumicë deputetësh në kuvend, e cila mund të konsiderohet si rekord gjatë periudhës 23 vjeçare të pluralizmit politik. Ky program përmbledh në pika të veçanta të gjitha drejtimet kryesore për drejtimin e ardhshëm të vendit tonë me frymë europiane dhe bashkëkohore. Por përveç kësaj, unë vlerësoj shumë edhe frymën e bashkëpunimit të ngushtë të strukturave të Partisë Socialiste, me aleaten e saj, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Dhe në këtë linjë, unë dua të shtoj punën vitale të drejtuesve të bazës në qarkun e Lezhës, ku çdo anëtar i thjeshtë i PS-së u bë promotor dhe frymëzues i fitores sonë.

Lista e deputetëve Qarku Lezhë:

PS – 3 deputetë – Mimi Kodheli, Armando Prenga, Arben Ndoka

LSI – 1 deputet – Monika Kryemadhi

PD – 3 deputetë – Aldo Bumçi, Gjovalin Kadeli, Albina Deda