Putin: Situata në lidhje me koronavirusin po përmirësohet në Rusi

326
Sigal

Situata në lidhje me koronavirusin po përmirësohet në Rusi, sot presidenti Vladimir Putin, vendi i të cilit ka regjistruar për herë të parë që nga fillimi i majit nën 10 000 raste të reja ditore.

“Javët e fundit, të gjitha përpjekjet tona janë përqendruar sidomos në luftimin e epidemisë së koronavirusit, në përgatitjen e masave urgjente, që synojnë mbështetjen e ekonomisë dhe qytetarëve”, theksoi ai gjatë një takim të transmetuar në televizionin publik.

Këto deklarata vijnë pasi 9 974 raste të reja u identifikuan në 24 orët e fundit në Rusi, e cila mbetet vendi i dytë më i prekur në botë nga numri i personave të infektuar, me 252 245 raste në total. Megjithatë, vdekshmëria është e ulët në krahasim me vendet e tjera, me 2 305 vdekje të regjistruara zyrtarisht.