Koronavirusi në Kosovë, shkon në 945 numri i të infektuarve

347
Sigal

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njofton se janë regjistruar 18 raste të reja me Covid-19.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajt 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 19 pacientë.

Deri me tani në Kosovë janë regjistruar gjithsej 945 raste pozitive me koronavirus, 29 viktima, ndërkohë që janë raportuar 690 persona të shëruar nga COVID-19.