Aksident i rëndë në Tiranë. Automjeti përplas 25-vjeçaren, humb jetën në spital

128
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Institutit.

Automjeti me drejtues shtetasin E.B. aksidentoi për vdekje këmbësoren 25-vjeçare, e cila ndërroi jetë në spital.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 07:15, ku e plagosura A.A, 25-vjeçe ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve.

Njoftimi i plotë:

Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit, mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.