Gjekmarkaj përplaset me Murrizin: Shqipëria ka një problem dhe ai është Edi Rama

379
Sigal

Gjekmarkaj tha se sot duhet që të gjithë të jemi kundër Edi Ramës, pasi është krye-keqbërës i Shqipërisë.

Analisti Agron Gjekmarkaaj, deputeti Myslim Murrizi dhe analistë të tjerë të ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” kanë debatuar me njëri –tjetrin për shumë cështje politike aktuale.

Në lidhje me numërimin e votave, deputeti Murrizi tha se duhet futur sistemi elektronik.

Agron Gjekmarkaj: Unë mendoj se sot vetëm një problem ka Shqipëria. Mendoj se dhe ju zoti Murrizi do të ishte mirë të ishit me opozitën e bashkuar. Shqipëria ka një problem dhe është Edi Rama. Duke i bërë opozitë opozitës, ia zgjasim pushtetin Edi Ramës. Edhe SPAK duket se ka lindur i vdekur, sepse nuk po vepron. Damiani është njeriu që ka qenë personi që u kap në përgjimet e Shijakut dhe të Dibrës dhe është aty.

Skënder Minxhozi: Ti zoti Murrizi ke hedhur gur mbi Ramën dhe papritur thua se hajd se po bëjmë një kompromis bashkë.

Agron Gjekmarkaj: Nuk është fajtor Lulzim Basha se Damian Gjinkuri del aty në përgjime për blerje votash dhe na e zgjedh aty. E zgjedh sepse provokon. Jemi katandisur si mos më keq.

Gjekmarkaj ka komentuar sot gjobën administrative që mori kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi që zhvilloi sot në Durrës. Gjekmarkaj tha se gjoba ndaj Bashës është një turp irritues dhe kjo tregon sipas tij se një polici që përdoret politikisht. Po ashtu ai theksoi se me këtë logjikë duhet të dënohet dhe kryeministri Rama apo dhe ministrat kur dalin në publik në kohë pandemie.

Gjoba ndaj Bashës është një turp irritues! Kjo tregon që kemi një polici të pushtetit jo të shtetit që përdoret politikisht në mënyrë të padenjë! Me këtë logjikë duhet të dënohet kryeministri dhe ministrat që dalin në publik! Qeveria del, ndërsa do t’i mbylle gojën opozitës me gjoba”, tha Gjekmarkaj.