Basha flet për gjobën dhe heqjen e patentës: Një bandë në ikje si këta mund të bëjnë çdo gjë

416
Sigal

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar për herë të parë procedimin penal nga policia e Durrësit për aktivitetin  partiak të zhvilluar në mjedisin e mbyllur të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Sipas Bashës, një bandë në ikje si qeveria Rama mund të bëjë çdo gjë.

Basha: Një bandë në ikje si këta mund të bëjnë çdo gjë por si çdo bandë do të marrin përgjigjen e merituar nga populli.

Policia e Durrësit njoftoi sot se ka gjobitur dhe u ka tërhequr lejet e drejtimit, kreut të  PD-së, Lulzim Basha, kryetarit të PD në Durrës Ferdinand Xhaferri, shefit të Dhomës së Tregtisë Alban Isterit, Arlind Boshkut, Ramadan Gugashit, Virgjil Ninit, Edlir Hoxhës. A. M, E.H, A.B, D.B, J.M.