Punësimet nepotike/ Kadastra kthehet online, por qindra militantë mbushin administratën. Taksat e qytetarëve si qoka për vota

Punësimet nepotike po i marrin frymën administratës shtetërore

Viti 2022 do të shtojë fluksin e rritjes së administratës shtetërore,bazuar në vendimin e miratuar numri i punonjësve që parashikohen të rekrutohen është 850 persona. Punësimi në administratë ka përparuar dukshëm në tremujorin e fundit 2020, duke rezultuar i vetmi sektor me rritje të treguesit gjatë krizës pandemike.Sipas të dhënave nga burimet administrative mbi punësimin ( listë-pagesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) në tremujorin e fundit të vitit 2020 numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182.5 mijë persona, duke u zgjeruar me rreth 10 mijë persona.

NOA

Fryhet administratën pozicionet e reja dhe kushtet

Qeveria ka miratuar vendimin për planin vjetor të pranimit në administratë. Bazuar në vendimin e miratuar, numri i punonjësve që parashikohen të rekrutohen në disa kategori është 850 persona.Rekrutimet do të bëhen nga niveli drejtues deri te specialisti i thjeshtë. Bazuar në vendim 230 punonjës do të pranohen vetëm në Kadastër si operatorë skanimi dhe dixhitalizimi të kartelave.Vendimi i plotë: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2022 është gjithsej 850 (tetëqind e pesëdhjetë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 3;b) Për kategorinë e mesme drejtuese 53;c) Për kategorinë e ulët drejtuese 190;ç) Për kategorinë ekzekutive 604.Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:– Shkenca juridike;– Audit i brendshëm;– Shkenca ekonomike;– Shkenca ekonomike/juridike;– Shkenca shoqërore;– Shkenca sociale;– Histori-filologji;– Shkenca mjekësore;– Veterinari;– Agronomi;– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;– Kimi;– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;– Shkenca inxhinierike;– Arkitekturë;– Arkeologji dhe restaurime;– Artet e bukura;– Gjeodezi;– Shkenca ekzakte;– Shkenca edukimi;– Mësuesi;– Arsim i lartë ushtarak/policor;– Arsim i lartë.Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2022, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Kadastra drejt kthimit online, shtohen 230 punonjës

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, shprehet se 2022 do të jetë viti i digjitalizimit.Në këtë kuadër, ai tha se gjatë vitit 2021, të 1,5 milion shërbimet e ofruara nga Kadastra, të jenë në format digjital.Por, sipas Lames, tashmë mbetet fakti që pjesa dërrmuese e dokumentacionit ekzistues të Kadastrës është ende në letër.Kjo qendër do të punësojë një trupë punonjësish të rinj, prej rreth 230 vetash. Projekti do të zgjasë dy vjet dhe do të shërbejë dhe si shkollë për këta operatorë që, me eksperiencën që do të fitojne gjatë punës të mund të integrohen më pas në strukturat e Kadastrës, tha ndër të tjera Lame.

 

Taksat  jo si shërbime për qytetarët, por qoka për firmëtarët

Ndërkohë që vendi është në krizë, bizneset po falimentojnë dhe shqiptarët nuk kanë para për bukë dhe ilaçe, qeveria Rama dhe bashkitë frynë aministratën me militantë, e cila është në nivelin më të lartë që nga viti 2005. Nga 85 mijë të punësuar që duhen , administrata  arriti në 198 mijë në prag të zgjedhjeve . Ndërsa në muajin e dytë të vitit 2020  po i shton edhe 850 punonjës të tjerë. Ndërkohë që fryrja e administratës  nuk ka asnjë impakt tek shërbimet dhe se punësimi i tyre bëhet vetëm për karriget e pushtetarëve.

Me këto para që paguhen nga taksat e qytetarëve, bizneset dhe borxhet, pensionet dhe ndihma ekonomike do të rriteshin 100%. Dhe sipas këshillave të organizmave  europian por edhe sugjerimeve të FMN, Shqipëria për numrin e popullsisë nuk duhet të ketë më shumë se 85 mijë të punësuar në Administratën Qëndrore dhe atë Lokale dhe jo 182 mijë e 500 të punësuar.Vetëm nga punësimet elektorale dhe organikat e fryra të cilat janë rreth 100 mijë, nga arka e shtetit dalin mbi 40 milion USD në muaj ose rreth 480 milion USD në vitë.