Publikimi i listës së rrogave, Berisha: Super skandali më i madh i këtij shteti!

278
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave për pagesat mujore, një liste me të dhënat sensitive personale të 637,138 qytetarëve të punësuar.

Reagimi i Sali Berishës:

Superskandal i fundit i Narkoshtetit!

Kreu i meduzës dhe banda e tij në narkoqeveri në një superskandal që mund të ndodhë vetëm në një narkoshtet nxori në pazar edhe pagat e të gjithë punonjësve, zyrtarëve të narkoshtetit të tij.

Ky akt i shëmtuar është dhe superskandali më i madh dhe goditja më e rëndë për qëllimet elektorale, por dhe të tjera të zeza të një të dhënë personale kryesore siç është paga për të gjithë punonjësit e Shqipërisë. Narkoshteti është shteti i bandave dhe drogës!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të pashembullt që dëshmon dhe njëherë fytyrën e zezë të Narkoshtetit dhe kreut të tij të meduzes Edvin Rama!