Provimi i letërsisë Dështoi, Kërpaçi: Tezat janë kthyer në eksperiment me qëllime të liga

339
Sigal

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi ka reaguar pas provimit të letërsisë për Maturën Shtetërore.

Kërpaçi ka thënë se tezat janë kthyer në një eksperiment me qëllime të këqija, teksa shtron pyetjen se përse nuk ka një çelës zgjidhjesh për pyetjet transparent.

POSTIMI:

Teza e Maturës Shtetërore kthyer nga një testim njohurish në eksperiment me qëllime të liga!

Maturantët në të gjithë vendin janë përballur sot me eksperimentin e radhës të Ministreshës që përveçse ka përcaktuar një orar të pamjaftueshëm për realizimin e provimit, por edhe i ka vendosur nxënësit përballë tezash provimi që nuk bazohen aspak në programin e studimit të gjimnazistëve!

Pse akoma nuk bëhet transparent për gjimnazistët çelësi i zgjidhjes së provimit të anglishtes që është bërë që me datë 8 edhe i Letërsisë që u zhvillua sot ?!

Pse i lini maturantët në ankth e pamundësi për të verifikuar përgjigjet e dhëna?!

Çfarë përfitoni?

Kjo paaftësi po dëmton një brez gjimnazistësh! Kjo paaftësi po i largon të rinjtë nga Shqipëria!
#NgriZërin🗣