Petrit Vasili: Rekomandimi pozitiv i KE të mos jetë një hap para dhe dy pas

526
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar sot rekomandimin e KE për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Vasili shprehet se ky proces nuk duhet të jetë një hap para dhe një pas. Ai sjellë në vëmendje faktin se rekomandim pozitiv për Shqipërinë u dha dhe në vitin 2016, por krimi dhe keqqeverisja e PS bëri që Shqipëria të bënte hapa pas.
Komenti i plotë i Petrit Vasilit:
“Rekomandimi pozitiv i KE të mos jetë një hap para dhe dy pas. Rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim ne BE duhet të mos jetë kurrsesi një hap para dhe dy hapa pas.
Shqipëria ka pasur një moment historik në nëntor 2016 kur absolutisht për herë të parë në historine saj të procesit të integrimit europian ajo mori një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave.
Por që nga ai hap i parë pozitiv të tjera hapa shumë të rënda prapa bëri Shqipëria, sepse krimi i organizuar dhe trafiku i drogës u shndërruan në probleme kritike për vendin.
Arroganca, paaftesia, kapja e drejtësisë dhe korrupsioni i qeverisë janë premisa edhe më negative, që rrezikojnë që pas ketij hapi përpara të prillit 2018, të bëhen hapa të tjerë pas ashtu siç ndodhi me rekomandimin historik të nëntorit 2016.
Ndaj çdo ekzaltim, triumfalizëm apo keqpërdorim i këtij rekomandimi do të zhyste vendin në pasiguri të reja, instabilitet ekonomik dhe social edhe më të rëndë”.
Sigal