Protestat në mediat botërore

598
Sigal

TV gjerman ZDF: Votat u blenë, zemërimi i popullit kundër kryeministrit po rritet. Kërkojnë zgjedhje të reja

Mediat botërore “Reuters”, “Euronews”, “Washington Post”, “VOA”, “ZDF”, “RFI”, transmetuan Live protestën e Opozitës, në 16 mars: Protesta kundër Ramës në Shqipëri, kërkohen zgjedhje të reja

ZDF: Votat u blenë, zemërimi i popullit kundër qeverisë po rritet!

Jakup B. GJOÇA

Protesta e 16 marsit e zhvilluar në Tiranë, u transmetua Live nga mediat më të mëdha botërore, sikurse “Reuters”, “Euronews”, “Washington Post”, “VOA”, “ZDF” dhe media italiane, kroate, greke, franceze si lajmin më të rëndësishëm protestën e opozitës shqiptare në Tiranë. Madje “ZDF” intervistuan protestuesit, të cilët shprehin pakënaqësinë për varfërinë dhe korrupsionin galopant të Rilindjes.

ZDF: Votat u blenë, zemërimi po rritet!

Televizioni gjerman ZDF ka ndjekur dje protestën e opozitës në Tiranë, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë zhvillimeve politike në Shqipëri. Në kronikën e transmetuar në televizionin gjerman thuhet se zemërimi i qytetarëve po rritet. “Zemërimi i tyre rritet nga protesta në protestë”, thekson gazetarja:” Skandali i fundit tregon mesa duket anëtarët e qeverisjes duke blerë vota për të manipuluar zgjedhjet’. Demonstruesit kërkojnë largimin e qeverisë, shton ajo. Kryeministri Rama ka pak mirëkuptim për protestën, thuhet në kronikë. Ai mohon çdo diskutim për zgjedhje të reja. ‘Mandati nuk është lotari’ thotë ai. Edhe më 16 mars protestat përfunduan me përplasje. Shqipëria është thellësisht e ndarë, thekson gazetarja.

DW: Opozita zhvilloi një nga protestat më masive

Në Tiranë opozita zhvilloi të shtunën një nga protestat më masive të saj. Protesta filloi e qetë, por gjatë marshimit të protestuesve para parlamentit pati tensione dhe u përdor edhe gazi lotsjellës. Masiviteti është tipari më i dukshëm që e dallon protestën e sotme nga katër të mëparshmet, të zhvilluara brenda një muaji.

Përfaqësuesi i Merkel i bashkohet protestës së opozitës

Martin Henze, përfaqësues i partisë CDU në Gjermani iu bashkua më 16 mars protestës së opozitës së Bashkuar përpara kryeministrisë, ndërsa është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha. Henze u shpreh: ‘Çdo parti vendos vetë se çfarë bën me mandatet e saj, në Evropë ka mendime kontradiktore, këtu vijnë informacione të filtruara. Opozitës në Kuvend i është mohuar e drejta parlamentare, pasi nuk ka asnjë mundësi për të apeluar vendimet e marra nga shumica. Dorëheqja nga mandatet, vendimi demokratik i tyre, protestat janë legjitime, nuk cenohet e drejta e qytetarëve të tjerë. Edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme. Protestat ndodhin në të gjithë botën, mund të jenë edhe më emocionale sesa duhet’, u shpreh dje Henze.

Radio publike e Francës jehonë protestës/ Shqiptarët kërkojnë qeveri të re

Me në të një artikulli të gjatë e të detajuar, Radio Publike e Francës i ka bërë jehonë protestës së djeshme në Tiranë. Nën titullin “Shqipëri, protestë kundër korrupsionit”, RFI jep disa arsye pse shqiptarët kanë dalë në rrugë. “Opozita protestoi në një atmosferë të tensionuar të shtunën në Tiranë. Në prag të zgjedhjeve të rëndësishme lokale, Kryeministri Socialist përballet me një valë protestash, i akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së partive opozitare shqiptare duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet “Rama ik” dhe me pankarta e karikatura ku e quajnë kryeministrin “Maduro të Ballkanit”, turma u mblodh para selisë së Kryeministrit, në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Demonstrata e së shtunës ishte e dyta në shkallë të gjerë e organizuar nga opozita pas asaj të 16 shkurtit 2019. Në prag të zgjedhjeve të rëndësishme lokale, të planifikuara për 30 qershor 2019, opozita vazhdon të pohojë se ndikimi i krimit të organizuar dhe rreziku i blerjes së votave nuk garantojnë zgjedhje të lira dhe transparente. Ajo mbështetet veçanërisht te përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës ku tregohet blerja e votave dhe ndikimi i krimit në politikë.

Mediat ndërkombëtare: Protestat në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi synojnë largimin e qeverive të korruptuara

Mediat e huaja, i kanë kushtuar vëmendje valës së protestave që kanë përshkruar Ballkanin në sinkron të plotë. “The Guardian” dhe “European Western Balkans” kanë trajtuar në artikujt e tyre protestat në televizionin shtetëror të Serbisë, ku qytetarët u futën brenda tij duke e akuzuar për linjën e njëanshme editoriale pro qeveritare; protestën e Malit të Zi, ku qytetarët kanë dalë për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Milo Gjukanoviç, i cili prej 3 dekadash qëndron në pushtet; dhe atë të Shqipërisë, të krijuar nga opozita që pretendon manipulimin e zgjedhjeve dhe kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama. “Protestat në të tre vendet synojnë të përmbysin partitë në pushtet, të udhëhequra nga Presidenti Aleksandar Vuçiç, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Milo Gjukanoviç. Regjimet akuzohen për korrupsion, shtypjen e demokracisë dhe të lirisë së medias, si dhe për krijimin e situatës së pakënaqshme ekonomike”, shkruan “The Guardian”.