Protesta vijon – Paloka: Rama, burracak, përdor djalin e vet. Do të vërë Topin në opozitë

481
Opozita vijon protestën tek çadra e ngritur para kryeministrisë që prej 18 shkurtit 2017.

Paraditen e sotme, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka duke e etiketuar kryeministrin Edi Rama “monstër” “burracak” i përcolli mesazhin se duhet ta harrojë se do të ketë zgjedhje në këtë vend pa PD-në

Duke iu referuar incidentit të djeshëm, Paloka tha se Rama përdori familjen e djalin e tij 

Edi Paloka: Le të dalë të marrë guximin të lërë shqiptarët të votojë lirshëm, por se ka frikë nga vota e lirë mendon se me para droge do u blejë dinjitetin e shpirtin shqiptarëve.

Dje kaloi i rrethuar me truprojë. Qënie e neveritshme, përdori fëmijën e tij e nxorri aty për tu mbrojtur. Përdor familjen e fëmijën për interesat e tij por dhe kësaj do i vijë fundi shpejt. Qënieve si ai nuk mund ti hapim rrugë. Nuk ka kthim, prapa. Ta harrojë se do të ketë zgejdhje në këtë vend pa PD.

Paloka tha se Rama synon që zgjedhjet e 18 qershorit do t’i bëjë pa PD-në por këtë ai duhet ta harrojë.

Edi Paloka: Ai do të emërojë dhe opozitën. Do të vërë Bamirin apo kë mendon. Ta ngulisë mirë në kokë. Më 18 qershor i mbaron mandati e pas 18 qershori ta marrë guximin të hyjë pa mandat në zyrë
Cfare ndodhi dje?
Rama drekë me familjen afër çadrës, protestuesit qëllojnë me sende

Protestues të ardhur nga çadra e Partisë Demokratike u ndeshën me rrethimin e policisë por arritën të gjuanin me shishe, vezë, patate, ndërsa thërrisnin: Rama ik! Rama ik! Jep dorëheqjen! Qeveri e krimit!

I tensionuar ishte edhe kalimi në këmbë i Kryeministrit pranë protestuesve rreth 2 orë nga momenti kur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ftoi të shkonte në çadër për të firmosur krijimin e qeverisë teknike.

Menjëherë policia shtoi numrin e efektivëve të saj në bulevard.
Sigal