Emergjenca e Vettingut, BE e kërkon brenda muajit korrik

494
Valentina Leskaj nuk e mbylli seancën e 25 korrikut si seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar dhe për këtë kishte një arsye. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë kishte kërkuar në rrugë jozyrtare miratimin e ligjit të Vettingut brenda muajit korrik për shkak se mund të digjej një fond i akorduar nga BE. Zyra e Tiranës nuk bëri komente rreth kësaj kërkese, por asnjë prej kryetarëve të grupeve të mëdha parlamentare nuk konfirmoi se do të ketë një seancë deri në fund të korrikut. 
“Kemi biseduar me zotin Ruçi dhe kemi rënë dakord që 25 korriku të jetë seanca e fundit e këtij sesioni. Në Grupin Parlamentar të PD-së nuk ka asnjë kërkesë nga askush për të mbledhur seancën plenare”, thotë kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka. Pothuajse njësoj reagoi edhe Petrit Vasili, i cili vuri në dukje edhe një pengesë kushtetuese pse ligji i Vettingut nuk mund të kalojë brenda korrikut. “Më 25 korrik ishte seanca e fundit për këtë sesion. Dakordësia ka qenë kjo: që 7 ligje, nuk kanë mundësi kushtetuese të kalojnë këtë sesion dhe sesioni i radhës nis më 4 shtator”, thotë Vasili.
Sigal