Protesta e studentëve, reagon ambasadori i OSBE-së, Borchardt

496
Sigal

Kreu i prezences se OSBE-ODHIR në Shqipëri Bernd Borchard, ka marrë pjesë në një ekspozitë në Shkodër për krimin mjedisor, ku është shprehur se ndonëse Shqipëria ka ligje shumë të mira, problemi kryesor qëndron në zbatimin e tyre.

Por ndërsa studentët protestojnë prej 14 ditësh për uljen e tarifës studimore, heqjen e tarifës shtesë për mbetësit, përmirësimin e kushteve të konvikteve apo vetingun për pedagogët etj., ku vazhdimisht kanë kërkuar edhe ndihmën e ndërkombëtarëve dhe OSBE-së, Borchard u shpreh se, sistemi arsimor nuk është në fokusin e tyre. Ndërkohë ai u bëri thirrje atyre për dialog.

Ai është ndalur edhe tej protesta e studentëve ku është shprehur se “Studentët fokusohen në ndryshimin e sistemit arsimor dhe kjo nuk është në fokus të misionit të OSBE-së. Në të njëjtën kohë ne mbështesim të drejtën për protestë paqësore. Dhe ashtu si i gjithë komuniteti ndërkombëtar edhe ne kemi kërkuar që të ketë dialog.”

Pyetje – përgjigje:

Jeni në Shkodër në këtë ekspozitë për krimin mjedisor një problem prej 28 vitesh?

Borchard: Të trajtosh krimin mjedisore ka shumë fasada. Shqipëria ka ligje shumë të mira, por problemi qëndron tek zbatimi. Keni nevojë për një gjyqësor mjaft të mirë dhe ky është akoma në proces në Shqipëri dhe kjo po funksionon mjaft mirë me reformën në drejtësi. Por gjithashtu, ka nevojë për ndërgjegjësim dhe ne këtë po bëjmë. Ndërgjegjësim që gjërat mund të shkojnë në drejtimin e gabuar dhe mjaft keq.

Pyetje: Liqenet janë mbushur me mbeturina, nuk ka landfille, a është ky një shqetësim për ju?

Borchard: Ky është një shqetësim i madh që kërkon zgjidhje, sepse kjo na prek të gjithëve, edhe mua që jetoj në Shqipëri. Kemi bashkëpunuar edhe me Bashkitë që kjo të shkojë në nivele lokale. Megjithatë jam dakord që ka ende punë për të bërë pas reformave që po bëhen.

Pyetje: Z. ambasador për 14 ditë me radhë studentet janë në protestë, a është ky një shqetësim për OSBE dhe cili është mesazhi që ju përcillni?

Borchard: Studentët fokusohen në ndryshimin e sistemit arsimor dhe kjo nuk është në fokus të misionit të OSBE-së. Në të njëjtën kohë ne mbështesim të drejtën për protestë paqësore. Dhe ashtu si i gjithë komuniteti ndërkombëtar edhe ne kemi kërkuar që të ketë dialog.