Protesta e PD, disa kordonë policie dhe dy makina ujë hedhëse para Kryeministrisë

Pak para se të niste protesta e katërt kombëtare e opozitës shqiptare, Kryeministria është blinduar nga forca policie me kordonë të përforcuar dhe jo vetëm.

Nuk ra në sy vetëm numri i lartë i efektivëve që rrethuan institucionin, duke vendosur edhe gardh hekuri, por edhe autobotët e ujit që u bënë gati për të spërkatur protestuesit në bulevard.

NOA

Mjetet qëndronin njëra pas tjetrës në gatishmëri në hyrjen kryesore të Kryeministrisë, nga krahu i bulevardit.

Në sheshin kryesor janë mbledhur mijëra protestues opozitarë, teksa pritej edhe mbërritja e liderit të PD-së, Sali Berisha.

Policia nuk e ka marrë përsipër sigurinë e protestës ditën e sotme, për shkak se siç u theksua në njoftimin zyrtar, të dhunës së mbështetësve të opozitës ndaj efektivëve me molotovë protestën e javës së kaluar.