PD, Malltezi: Agjensia e Ramës që do na ruajë nga plehrat, shkel ligjin prej 3 vitesh

421

 Gazeta Telegraf/ 


Deklaratë
e kreut të Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi

 

Edi Rama rreket t’u
mbushë mendjen shqiptareve se Agjensia Kombetare e Mjedisit (AKM) do na
garantoje për importin e mbetjeve, pasi ajo ka rritur kapacitetet e perralla të
tjera.

Por kjo Agjensi del se
ka shkelur brutalisht disa ligje dhe konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e
mjedisit përgjate 3 viteve te fundit.

Shoqata e Gazetareve për
Drejtesi (në një raport të financuar nga Ambasada Amerikane) ka vlerësuar lejet
mjedisore të dhëna për ndërtim HEC-esh nga Janar 2014 deri në Qershor 2016, ku
është zbuluar se për 38 HEC-e (nga 43 në total), miratimi është dhënë pa kryer
fare Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të tyre!

Të dhënat që mungojnë
përfshijne gjatësine e lejuar e devijimit të lumit, ndërkohë që asnjëri nuk
përmban kushtet për masat që duhen marrë për mbrojtjen e habitateve dhe llojeve
biologjike që do ndikohen nga projekti i miratuar.

Pra, Agjensia që sipas
Ramës do na mbroje nga mbetjet e rrezikshme po shkel ligjet e biodiversitetit
dhe te menaxhimin të integruar të burimeve ujore, si edhe disa Konventa
ndërkombëtare, si ajo e Bernës dhe e Bonit, të dyja të nënshkruara nga
Shqipëria.

Ironia shtohet kur
mendon që në 2014, Aleanca e Plehrave futi duart dhe ndryshoi ligjin për lejet
mjedisore të hartuar nga BE, vec për të detyruar edhe dyqanet e vogla te
lagjeve të banimit të marrin leje mjedisore pas kryerjes se detyrueshme të
vlerësimit mjedisor.

Këtu kam nje proces-verbal
të nënshkruar nga zuzaret e qeverisë që terrorizojne nje fast-food vec 6m2 me 5
milione lekë gjobe nëse nuk do paguaje për vlerësim dhe leje mjedisore tek
sekseret e qeverise.

Pra, Aleanca e Plehrave
jep leje mjedisore pa proces të Vleresimit të Ndikimit në Mjedis për HEC-e, që
cenojne qindra hektare dhe ndryshojne rrjedhen ujore per dhjetra km (perfshi
HEC-e ne Valbone, Librazhd dhe Korce), por detyron kthinat e qofteve me 5m2 të
kryejnë VNM dhe të pajisen me leje mjedisore!

Rilindasit janë sulur
nëpër dyqane dhe biznese si hiena per rryshfete, duke keqperdorur ligjin e
lejeve mjedisore.

Te gjitha këto janë
kriminale.

Partia Demokratike:

Denoncon shkeljet
flagrante te ligjeve dhe konventave mjedisore nga qeveria per miratimin e
HEC-eve pa VNM.

I ben thirrje
prokurorise të hetoje për këto shkelje.

Kërkon studime të
thelluara për ndikimet mjedisore të cdo ndërhyrje madhore në mjedis.

Shqipëria do jetë me
mirë pa Aleancen e Plehrave.

Shqipëria do jetë më
mirë pa Edi Ramën.

 

Sigal