Reforma në arsimin e lartë, Rama: Shqipëria ia kaloi Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për numrin e universiteteve

412
Sigal

Përpara pedagogëve në Universitetin Politeknik të
Tiranës, kryeministri Edi Rama ironizoi sistemin e lartë arsimor të viteve të
shkuara, ndërsa e quajti atë një sistem me vetëm një korsi, nga klasa e parë
deri në universit. Duke vijuar me ironi, Rama tha se Shqipëria ia kaloi
Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për numrin e universiteteve për frymë të
popullsisë, dhe se para 3 vitesh mendohej si të merrte ngalësi atë që nuk i
takon.

“Besoj që ky është një komunikim i
vështirë, në këtë sallë besoj që s’ka nga ata që e kanë mbaruar gjimnazin me
mesatare 6, besoj që do ishit të parët që do thoshit sa shumë ka rënë ky pazar
nga dita kur keni mbaruar ju gjimnazin deri më sot. Është vendosur një mesatare
6 dhe kjo konsiderohet si blasfemi se të tjerë me 5,1 apo 4,9 nuk lejohen të
hyjnë në universitet. Sistem arsimor me një korsi, një rrugë e të ardhmes për
gjithë gjenaratën me një korsi nga klasa e parë drejt në universitet. Për të
mos folur që arritëm një rekord botëror, kishim më shumë universitete se
Britania e Madhe dhe Gjermania për frymë. Pra u ndërtua një rrugë për ti rënë
shumë shkurt në të tashmen duke larguar të ardhmen. Një rrugë për të mbajtur
pushtetin”,- tha Rama në nisje.

Sipas Ramës, “Arsimi profesional u
mbyll si korsi, mbetën disa për të mbajtur në punë mësues dhe administrata që
duheshin për votim. Për tu bërë elektricist dëgjoje leksione pa prekur një tel
dhe një llambe”.

“Ajo që shteti duhet të garantojë
është barazia e mundësive, jo dhënia me doemos e kësaj të drejte kur nuk
ekzistojnë kushtet e meritës. Këtu shqetësim ka qënë si ngelësi të marrë atë që
nuk i takon”,- vijoi Rama.

Duke u ndalur tek shifrat kryeminsitri
tha se sot janë regjistruar në universitet 20 mijë studentë, 4449 janë në
privat dhe 15 mijë në universitetin publik.