Protesta e opozitës/ Reagojnë mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë

628
Sigal

Protesta e sotme e zhvilluar nga opozita përpara Kryeministrisë ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

An Albanian man carrying his belongings on a bicycle passes by a convoy of police vehicles near the main square in Albania, Tirana, Saturday, Jan. 27, 2018, where Albania's opposition is to hold an anti-government protest. The protest is accusing the Cabinet of links to organized crime and calling for its resignation. (AP Photo/Hektor Pustina)

Në një shkrim të publikuar në faqen online Daily Mail, shkruan se protesta u shoqërua me një siguri të lartë  të rendit.

Sipas gazetarëve lokalë shkruan “Daily Mail” të pranishëm mund të kenë qenë 10 mijë protestues.

A police officer blocks off a road leading to the main boulevard in Albania, Tirana, Saturday, Jan. 27, 2018, where Albania's opposition is to hold an anti-government protest. The protest is accusing the Cabinet of links to organized crime and calling for its resignation. (AP Photo/Hektor Pustina)

Pjesë nga shkrimi:

Mijëra njerëz që mbështesin opozitën e Shqipërisë zhvilluan një protestë anti-qeveritare këtë të shtunë, duke akuzuar Kabinetin për lidhje me krimin e organizuar dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e saj.

Partia Demokratike, aleati i saj, Lëvizja Socialiste për Integrimin e krahut të majtë, po ashtu edhe qytetarë marshuan drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Mbështetësit e opozitës me flamuj të Bashkimit Europian dhe atë të SHBA-së  mbanin në duar slogane anti-qeveritare edhe në gjuhën angleze  si “Rama go” – duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Albanian man rides his bicycle through the main boulevard in Albania, Tirana, Saturday, Jan. 27, 2018, where Albania's opposition is to hold an anti-government protest. The protest is accusing the Cabinet of links to organized crime and calling for its resignation. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Siguria e policisë ishte e lartë pranë zyrave kryesore të qeverisë ku u mbajt  tubimi. Qindra policë ishin në gatishmëri për t’iu paraprirë të trazirave.

Protesta konsiderohet si një provë e mbështetjes për opozitën, e cila pësoi një humbje të thellë në votimin e vitit të kaluar, duke siguruar vetëm 43 mandate në parlamentin me 140 vende.

Gazetarët lokalë thanë se të pranishmit mund të kenë qenë rreth 10,000, e ndërsa udhëheqësit e opozitës thanë se ishin 200,000 deri 300,000 njerëz, ndërsa policia nuk pranoi të komentojë.

Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, iu dha statusi i kandidatit të BE në vitin 2014 dhe shpreson të nisë këtë vit negociatat e anëtarësimit.