Xhixho shprehet se të gjithë qytetarët duhet të bëhen bashkë për t’i treguar regjimit se vendi ka nevojë për ndryshim. “Ne jemi sot përballë një regjimi që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme, ndaj arsyet për të protestuar janë shumë. Keqqeverisja, korrupsioni dhe abuzimi me pasuritë e vendit janë marka e kësaj qeverie që mendon se mund të vazhdojë t’i mashtrojë shqiptarët”, shkruan ajo.
Postimi i Erisa Xhixhos:
8 Shkurt – Protesta e Opozitës! 📢
Të gjithë bashkë për t’i treguar këtij regjimi sa shumë janë ata që e duan ndryshimin.
Ne jemi sot përballë një regjimi që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme, ndaj arsyet për të protestuar janë shumë. Keqqeverisja, korrupsioni dhe abuzimi me pasuritë e vendit janë marka e kësaj qeverie që mendon se mund të vazhdojë t’i mashtrojë shqiptarët.
Le të protestojmë së bashku kundër:
- Talljes së mbi 800 mijë pensionistëve me rritje qesharake pensionesh e bonuse elektorale
- Çmimeve të larta që varfërojnë shqiptarët e pasurojnë qeverinë
- Mungesës së shpresës për mijëra të rinj që nuk duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri
- Keqqeverisjes dhe mungesës së mundësive që ka shpopulluar më shumë se gjysmën e vendit
- Nëpërkëmbjes së administratës shtetërore, duke e vënë në shërbim të Partisë Socialiste ende pa nisur fushata
- Keqtrajtimit të të sëmurëve dhe mungesës së shërbimeve në spitalet shtetërore
- Rrënimit të sistemit arsimor, që prodhon analfabetë funksionalë
- Vjedhjes së fondeve të femerëve dhe shtyrjes së fasonëve drejt falimentit përmes zhvlerësimit të qëllimshëm të euros
- Rrënimit ekonomik të qytetarëve që nuk mbyllin dot muajin në një vend ku 1 metër katror në kullat që lartësohen përditë nis nga 6 mijë euro e ku bregdeti betonizohet nga klientët e qeverisë
- Kolapsit të sistemit gjyqësor që detyron qytetarët të presin 15 vite për të marrë drejtësi e shumë ndërrojnë jetë pa e marrë
Bashkohuni me ne në ora ⏰17:00, para Kryeministrisë. 📍