Propozimi i Lleshajt për përgjimet është antikushtetues, Kuvendi të mos e votoj

303
Sigal

Kryeprokurori dhe kreu i SPAK reagojnë ashpër kundër ministrit Lleshaj mbi projektligjin e ri i cili i jep kompetenca policisë të bëjë përgjime pa autorizimin e prokuroris. Gjithashtu ngritja e komitetit antikrim që vendos Kryeprokurorin dhe Kreun e SPAK nën vartësinë e Sandër Lleshajt është antikushtetuese. Kuvendi të mos legalizojë një akt i cili në të ardhmen nuk do të ketë vlera ligjore në gjykatë

Kryeprokurori e kreu i SPAK-ut kundër Lleshajt për përgjimet e policisë pa autorizim

Projektligji është antikushtetues, Kuvendi të mos e votojë

Prokuroria e Përgjithshme ka dalë me një deklaratë pas propozimit për ndryshime në ligjin e Policisë së Shtetit nga ana e ministrit të Brendshëm, Lleshaj. Në reagim theksohet se përgjimet nuk mund të kryhen pa miratimin e prokurorisë pasi kjo është shkelje. Gjithashtu vërehet se ngritja e komitetit të propozuar anti-Krimi nën varësinë e ministrit të Brendshëm, pjesë e së cilës do jenë edhe Kryeprokurori dhe Kreu i SPAK-ut, është veprim antikushtetues. Përveç Prokurorisë së Përgjithshme, propozimi i Lleshajt, është kundërshtuar edhe nga SPAK-u. Ky i fundit thekson, se përgjimet ambientale, mund të bëhen vetëm me autorizim nga prokurori, dhe se materialet e marrë në formë tjetër, nuk kanë vlerë ligjore.

Reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme

Neni 4 i projektligjit, i cili ndryshon në tërësi nenin 131 “Masat e veçanta” të ligjit nr.108/2014 në fuqi, konstatojmë se riformulimi i nenit 131 të ndryshuar është i paqartë, dhe në relacionin shoqërues të projektligjit, -nuk ka një shpjegim për arsyet e ndryshimeve të nenit 131 në fuqi, -nuk ka një arsyetim/justifikim për uljen e nivelit të garancive mbi respektimin e të drejtave dhe lirive të individëve, -nuk është parashikuar një mekanizëm kontrollues mbi veprimtarinë e policisë në zbatimin e këtyre masave, dhe -nuk ka ndonjë referencë ligjore të ndonjë modeli apo standardeve europiane në fushën e zbatimit të këtyre masave të veçanta nga policia. Për këto arsye, mendojmë dhe sugjerojmë rivlerësimin për rishikimin në tërësi të nenit 131 të ndryshuar me nenin 4 të projektligjit.  Pika 1 e nenit 131 të ndryshuar konstatojmë se, kërkon autorizimin nga prokurori për të marrë masat e veçanta, ndryshime dhe riformulime që e bëjnë të paqartë pjesën hyrëse të pikës 1 të këtij neni. Për më tepër, në relacionin shoqërues të projektligjit nuk është bërë asnjë sqarim se, -cili është kuptimi i termit “veprimtari informative-gjurmuese”?! -cili është dallimi i tij me termin “veprimtari gjurmuese”,  që parashikon pika 28 e nenit 6 të fuqi!, dhe -cilat janë arsyet e heqjes së kërkesës për t’u autorizuar nga prokurori marrja e masave të veçanta?! Për arsyet mësipër, sugjerojmë vlerësimin dhe rishikimin e formulimit të pikës 1 të nenit 131 “Masat e veçanta”, i ndryshuar me nenin 4 të projektligjit. Çmojmë se pika 1 dhe pika 3 e nenit 131 të riformuluar, evidenton qëllimin e heshtur të përfshirjes së “procedimit policor” për përdorimin e masave të veçanta në afatet e parashikuara në nenin 131 edhe në veprimtarinë hetimore, në kuadrin e procedimit/hetimit penal, që përbëjnë shkelje flagrante të Kodit të Procedurës Penale.  Pika 2 e nenit 131 që ka ndryshuar/riformuluar nenin 131 “Masat e veçanta” në fuqi, që autorizon titullarët e strukturave të policisë në nivel drejtorie, qendrore e vendore për të vendosur përdorimin e masave të veçanta të parashikuara në shkronjat “a”, “b” e “ç”, pa u normuar mbikëqyrja nga një institucion/subjekt kushtetues i pavarur, për të garantuar parimin e ligjshmërisë dhe respektimin e të drejtave dhe liritë themelore të njeriut në këtë proces, bie ndesh me parimet kushtetuese dhe ato të parashikuara në nenin 5, “Parimet e veprimtarisë” të ligjit 108/2014 në fuqi. Për këto arsye, pikat 2 e nenit 131 të ndryshuar me nenin 4 të projektligjit, vlerësojmë të rivlerësohet dhe riformulohet duke parashikuar një mekanizëm kontrollues mbi veprimtarinë e policisë në zbatimin e këtyre masave të veçanta.

5.4 Në pikën 3 të 131 të ndryshuar të nenit 4 të projektligjit mendojmë dhe sugjerojmë të bëhen ndryshimet si më poshtë:

-Në pikën 3 të nenit 131, afati i përdorimit të masave të veçanta sugjerojmë se duhet të parashikohet vetëm për shkronjat “a”, “b” dhe “ç” të pikës 1 të këtij neni, duke hequr afatet për përdorimin e masës së veçantë që parashikon shkronja “c”, të cilët janë të përcaktuara në nenin 14 “Kohëzgjatja e vendimit të përgjimit”, të ligjit nr.9157/2003 “Për përgjimet parandaluese” i ndryshuar me ligjin 69/2017.

-Në pikën 3, gjithashtu, për arsyet e parashikuara në pikën 2 dhe nënparagrafin “ii)” të pikës ‘5.1’ më sipër, sugjerojmë, të hiqet togfjalëshi “ose gjatë procedimit policor”, nëse ky term i pikës 29/1 të shtuar me nenin 1 të projektligjit nuk riformulohet sipas sugjerimit në pikën 2 më sipër.