Kishin mbjellë kånabis, arrestohet bashkëpunëtori i katërt në Mallakastër

392
Sigal

Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar pas zbulimit të fidanëve të kanabisit në pyllin e fshatit Lofkënd në Mallakastër.

32- vjeçari i arrestuar sot ishte bashkëpunëtor i tre të arrestuarve dje në Mallakastër. Policia zbuloi në pyllin e Lofkëndit fidanët e kanabisit më pas bëri të mundur arrestimin e autorëve të cilit deri tani janë katër.

Po ashtu Policia ka arrestuar një person tjetër që nuk ka lidhje me këtë ngjarje, pasi iu zbuluan fidanë kanabisi në oborrin e banesës. J.H, 46 vjeç banues në Fier përfundoi në pranga.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier, Mallakastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

1. H., 46 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të territorit, në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policicë Mallakastër, u ndalua dhe bashkëpunëtori i katërt si autor i dyshuar i tentativës së kultivimit të fidanëve narkotikë në pyllin e fshatit Lofkënd, shtetasi F. I., 32 vjeç, banues në Patos.

Ditën e djeshme u arrestuan në flagrancë nga policia 3 nga bashkëpunëtorët.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.