Prokuroria kërkon informacion nga KQZ për Elvis Roshin

510
Sigal

Prokuroria e Përgjithshme, në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit, do të ftojë javën e ardhshme një takim për koordinimin e veprimeve me organet e tjera shtetërore që kanë struktura të posaçme për zbatimin e tij. Në zbatim të ligjit, Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur strukturën e posaçme, e cila do të verifikojë integritetin e subjekteve të këtij ligji. Bazuar në tagrin e tij ligjor, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të paraqesë materialet paraprake për Elvis Roshin, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë.

Kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm mbështetet në faktin se në formularin e vetëdeklarimit të Roshit ka të dhëna të pasqaruara, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar. Në vijim, Prokuroria e Përgjithshme, krahas angazhimit të saj, pret dhe mirëpret çdo informacion apo indicje nga institucionet përgjegjëse dhe qytetarët mbi rekordet e mundshme kriminale të zyrtarëve, brenda apo jashtë vendit, për të cilat janë parashikuar ndalimet përkatëse në ligjin ”Për Dekriminalizimin”.