Përparim Spahiu reagon për dhunën ndaj gazetarit Eduard Ilnica

632
Sigal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim i Qarkut Dibër, Përparim Spahiu ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj gazetarit sportiv, Eduard Ilnica. Në një deklaratë për mediat,  Spahiu tha se plagët në trupin e Ilnicës janë plagë të marra në trupin e sportit dhe gazetarisë sportive në vend.
Sakaq, deputeti i LSI-së i ka uruar gazetarit shërim sa më të shpejtë pas kësaj ngjarjeje të rëndë.  “Plagët në trupin e Eduard Ilnicës janë plagë të marra në trupin e sportit dhe gazetarisë sportive në vend. Dy urime për shërim sa më të shpejtë: gazetarit të zellshëm dhe futbollit, sportit tonë të dashur!”, – deklaroi z. Përparim Spahiu.