Nga miku im dhe njeriu i dijes Dashnor Kokonozi, i cili jeton dhe punon në Francë gjithnjë mësoj. Sot mësova diçka me shumë vlerë. Pyetjet në provimin e filozofisë në Francë për maturantët e vitit 2023. Dhe ja cilat ishin ato:
1-“A është lumturia çështje arsyeje?”
2-“Të duash paqen a do të thotë të duash drejtësinë?”
3-“A na mëson gjësendi arti?”
4-“ Të transformosh natyrën a do të thotë të zgjerosh lirinë?”
Pyetje që më sollën në mendje takimin tim para disa muajve në Shkollën e Mesme Petro Nini Luarasi në Tiranë. Kur i pyeta nxënësit për artin dhe raportin e tij me lirinë, ata nuk thanë ndonje gjë të madhe. Kur i pyeta ç’ështe lumturia për Ju?- folën sinqerisht, por nuk e identifikuan atë as filozofikisht dhe as emocionalisht. Kur më tej u spjegova Aristotelin dhe Bertrand Russell për lumturinë dhe se ç’ështe lumturia emocionale, si realizohet ajo, çfarë janë burgjet e pasioneve; ata u përfshinë të gjithë aktivisht…Kur biseduam për natyrën dhe inteligjencën ekologjike, mbetën të habitur, sepse nuk e kishin dëgjuar emrin e Danil Goleman dhe as për librin e tij, ‘Inteligjenca Ecologjike’. Prej vitesh, mbase që nga viti 2004, unë e kam ngritur zërin se me provimin e Letërsisë në Maturën shtetërore nuk përfitohet gjë, sepse letërsia nuk është shkencë është art….ndaj duhet mendimi filozofik…por kush dëgjon? Takimi që përmenda lart shkoi diku te dy orë e diçka më shumë. Nxënësit nuk donin të ndaheshin, dhe pyetën ku mund të konsultohemi me Ju …?!! Në vitin 2023 ende të rinjtë janë të mbyllur në mendjen e atyre që bëjnë tezat e provimit… Akti krijues dhe dijet e përparuara bashkëkohore janë larg tyre. Ndryshe kjo lexohet, shoqëri e hapur për mendje të mbyllura. Në hyrje të viteve 2000, saktësisht në prill 2007 unë botova në revistën shkencore hungareze Nogy Vilag-(Bota e Madhe) shkrimin me titull; “Globalizmi hapës për një mendje të mbyllur.” Lexuesi on line dhe ai i drejteperdrejtë kuptoi se si ishte shoqëria shqiptare përballë hapjes…Mesa duket ende e vuajmë këtë sëmundje…Nuk duhet të vazhdohet më kështu. Breznitë e reja duhen ushqyer mendërisht ndryshe…. Liria e mendimit duhet ta mundi burokracinë pa mendim! Ps/ I nderuar zoti Kokonozi ju faleminderit nga zemra!






















