Raporti vjetor i AntiDrogës Italiane: Organizatat shqiptare ndër organizatat kriminale më aktive në trafikun e narkotikëve

78
Sigal

Ministria e Brendshme Italiane publikoi raportin vjetor të Drejtorisë Qëndrore së Shërbimeve të Antidrogës (DCSA). Telegraf.al zbardh një pjesë të këtij raporti ku flitet për kriminalitetin shqiptar. Në raport, Antidroga italiane thekson rolin në zhvillim të organizatave shqiptare, të cilat janë të shtrira në një pjesë të madhe të territorit italian. Raporti që jep të dhënat e vitit 2022 u publikua në qershor 2023. Sipas raportit, organizatat shqiptare konsiderohen ndër organizatat kriminale të huaja më aktive në trafikun e narkotikëve.

Raporti dokumenton se trafikantët shqiptarë tregojnë kujdes që nga blerja e mallit në vendet e prodhimit, importimi dhe shpërndarja në territorin e shtetit italian. I gjithë raporti është një tërësi prej 506 faqesh por telegraf.al ndan me ju një pjesë të këtij raporti ku flitet për kriminalitetin shqiptar.

“Lidhur me kriminalitetin shqiptar, analiza e veprimeve hetimore, të koordinuara nga DCSA, ka mundur të konfirmojë aktivitetin evident dhe veprues në territorin kombëtar. Grupet kriminale shqiptare karakterizohen për kapacitetin e mbajtjes së lidhjes me vendin origjinë dhe për aftësinë e së kërkuarit të projeksioneve ndërkombëtare në tregtimin e substancave narkotike. Në disa raste është konstatuar veprimtaria e grupeve të vogla, shpesh multi-etnike, ndërsa në raste të tjera është mundur të vëzhgohet në nivel të lartë një kapacitet i dukshëm i zhvillimit të trafiqeve ndërkombëtare të drogave, të kryera nga struktura kriminale dhe organizata tipike të skemave mafioze, të karakterizuara nga disponibiliteti i burimeve të mëdha financiare. Vijueshmëria gjeografike mes Italisë dhe Shqipërisë prej kohësh ka lehtësuar zhvillimin e marrëdhënieve të drejtpërdrejta mes grupeve kriminale pulieze dhe atyre shqiptare në mënyrë të veçantë për gjetjen, ruajtjen dhe tregtimin e substancave. Prania kriminale e partneriteteve italo-shqiptare u zbulua me operacionin TACKLE, të drejtuar nga Njësia e Policisë Ekonomiko – Financiare e Guardia di Financia së Brindisit. Ky operacion u mbyll në janar 2022 me ekzekutimin e 23 masave me burgim ndaj shtetasve italianë dhe shqiptarë. Grupi shqiptar bashkë me shtetas italianë, ishte në gjendje të importonte dërgesa të konsiderueshme të heroinës dhe kokainës në provincën e Brindisi, në ardhje respektivisht nga Turqia, përmes rrugës ballkanike e nga Hollanda, që shpërndaheshin nëpër sheshe të ndryshme shpërndarjeje të rajonit puliez, si dhe në provincën e Reggio Calabria duke pritur afrimin dhe kontaktet ekzistente me la’ndrina Cua – Pipicello, Të dyshuarit, të vetëdijshëm për vëmendjen, që tërhiqnin tek Forcat e Policisë ndaj tyre, mbanin kontaktet me furnitorët dhe klientët duke përdorur aparate telefonike të koduar (encript), që u garantonin “komunikime të sigurta” si dhe pajisje shpërndarëse frekuencash, për të penguar përgjime të komunikimeve mes tyre dhe lokalizimit GPS së autoveturave. Pagesa për dërgesat e drogës vinte, paraprakisht me dërgesa paraje kesh në Shqipëri, nëpërmjet “shoferëve” punëtorëve të linjave të autobuzëve, në segmentin Vlorë –  drejt veriut të Italisë.

Organizatat kriminale shqiptare janë të vendosura mirë mes mjedisit shoqëror në shumë provinca italiane dhe prania e furnitorëve shqiptarë ka qenë shpesh herë e pranishme brenda aktiviteteve të hetimit të kryera nga DCSA. Lidhur me këtë, u sinjalizua një hetim DADO i Skuadrës së Lëvizshme së Kuesturës së Bolonjës, falë së cilës u kap një organizatë italo-shqiptare e shpërndarjes së kokainës, hashashit dhe marijuanës në Capoluogo Emiliano.

Me përfundimin e kësaj veprimtarie, në korrik 2022 u kryen 31 masa ndalimi me burgim ndaj shtetasve shqiptare dhe italianë që ishin përgjegjës për trafikimin dhe shpërndarjen e drogës. Në veçanti, grupi i organizuar, pasi kishte vendosur të braktiste vjedhjet në të cilat ishte përkushtuar, kishte filluar të zhvillonte aktivitet narkotrafiqesh, duke u furnizuar përmes kanaleve me shqiptarë të tjerë, që fshihnin veprimtarinë e tyre nëpërmjet drejtimit të veprimtarive tregtare të ligjshme në vend.

Në komunat e Bergamos së poshtme, vepronte një grup analog i përbërë nga italianë dhe shqiptarë, i cili u kap në shkurt 2022 nga Skuadra e Lëvizshme e Kuesturës së Milanos, në vijim të operacionit Sorgente, që përfundoi me ekzekutimin e urdhër arresteve ndaj 20 personave, shtetas italianë dhe shqiptare.

Falë veprimeve hetimore u zbulua se grupi drejtonte trafikun e drogave të natyrave të ndryshme, me shfaqje ekstreme dhe me përdorim te veçantë dhune të kryer në disa raste përtej të zakonshmes. Kështu, siç ndodhi për shembull kur një prej kapove të organizatës kriminale, nuk u lejua të futej në një diskotekë nga ana e rojeve të sigurisë, me refuzimin që iu bë ai u hodh menjëherë në veprim duke sjell të shtëna me armë zjarri.

Hetimet e kryera nga DCSA kanë mundësuar, përtej të tjerave të siguronin elementë njohës së drejtimit të aktiviteteve të shumta tregtare, të financuara nga burime ekonomike që derivonin nga trafiku i drogave, aq sa zbuluan veprime “satelit” të lidhura me trafikun e drogave dhe mjeteve që konsistonin tek riciklimi i parasë që vinte nga narkotrafiku. Në këtë kontekst futet një aktivitet hetimi kompleks Blue Marine i drejtuar nga Njësia Investigative e Karabinierëve të Kieti dhe Njësisë lokale të Policisë Ekonomiko – Financiare të Guardia di Financia.

Operacioni çoi në daljen e masave të ndalimit ndaj 20 shtetasve shqiptarë dhe italianë si dhe sekuestron e disa aktiviteteve tregtare. Veprimtaria investigative kompletoi vijimin e një hetimi të mëparshëm, që kishte në qendër konfliktet e klaneve të shqiptarëve në luftën mes tyre për drejtimin e trafikut të drogës në territoret abruzese. Hetimet e thelluara kanë mundur të konstatojnë sesi organizata kriminale shqiptare kishte vepruar përmes celulave Ndragetiste së Abruzo (që i përkisnin ‘ndrina di Acquaro VV), e futur në lokalitetin e Ariola (VV) ku mbaheshin kontaktet dhe finalizoheshin “marrëveshjet”, që i përkisnin edhe substancave narkotike. U kapën mjete, elementë të rëndësishëm informues që i përkisnin drejtimit të shumëfishtë të aktiviteteve tregtare, që vinin e financoheshin prej fitimeve të ardhura nga trafiku i drogës. Në fund u arrit të sigurohej infiltrimi i grupeve kriminale në sektorë të ndryshëm ekonomik, që lidheshin me menaxhimin e bareve, dyqaneve ushqimore, koncesionareve të automjeteve, video llotarive dhe slot machine, ambjenteve të përdorura për riciklimin e fitimeve të lidhura me narkotrafikun.

Bashkë-ekzistenca mes grupeve kriminale shqiptare në të njëjtin territor shfaqet në më të shumtën e herëve si paqësore, frut i zgjedhjeve operative, duke privilegjuar “profilet e ulta” për t’i favorizuar kthimet pozitive në terma ekonomike. Nuk kanë munguar “gjakosjet” frut i tensioneve të pashëndetshme mes klaneve. Në këtë aspekt, një hetim kompleks i nisur nga Karabinierët e Grupit Frascati si dhe Komandës Provinciale të Romës, në vijim të një hetimi të nisur në dhjetor 2017, ku u gjet një kufomë e karbonizuar (djegur) e gjetur në malet rreth kryeqytetit, arriti të sigurojë ekzistencën e kontrasteve mes grupeve të ndryshme të shtetasve shqiptarë për drejtimin e narkotrafikut në territorin roman.

Veprimet e Policisë të mbyllura në janar 2022 me ekzekutimin e një urdhër ndalimi me burg ndaj 27 personave me kombësi shqiptare dhe italiane, dokumentuan konfliktin ekzistent mes dy grupeve kriminale, të përplasura për “territoret” e shpërndarjes së narkotikëve në Velletri. Dy organizatat kriminale, të vendosura kryesisht në territorin lazial, ishin të dedikuara për shpërndarjen e substancave narkotike, të realizuara shpesh edhe përmes aktiviteteve intimiduese dhe violente. Grupet kriminale mbanin edhe lidhje kriminale përtej kufijve kombëtar, në Evropë, (Spanjë, Francë, Gjermani dhe Hollandë) dhe në Kolumbi, nga ku importoheshin substancat narkotike, që nisnin me tratativat e blerjes, që zhvilloheshin në vend, e që finalizoheshin me importimin e drogës në Itali.