Një ton drogë kapet në brigjet e Italisë, në pranga skafisti shqiptar

498
Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë e shtetit shqiptar kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme një gomone në zonën e Leçes, e cila po transportonte një sasi të madhe droge prej një ton kanabisi.
Në prangat e policisë ka rënë skafisti M.Nazëraj, 34 jeçar dhe banues në Fier, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga autoritetet.
“Falë bashkëpunimit operativ, tashmë i qëndrueshëm, mes Autoriteteve te Policisë shqiptare dhe Grupit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës Nderlidhese policore shqiptare u koordinua dhe finalizua goditja e rradhes kunder trafikimit te narkotikeve.
Operacioni nisi pasditen e djeshme dhe u ndalua një gomone në zonën e Leçes.
Trafikantet gjate ndjekjes me helikoptere te Frontex dhe mjete detare, e hodhen drogen ne det por ajo u rekuperua nga Guardia di Finanza e Salentos.
Afer brigjeve italiane skafistet u perpoqen te largoheshin dhe u hodhen ne det.
Forcat italiane kane arrestuar shtetasin M.Nazëraj 34 vjeç, nga Fieri dhe shpallur ne kerkim bashkepunetorin e tij.
Mes forcave policore prezente në dy vendet, vijon puna dhe shkëmbimi intensiv i informacioneve per hetimin e plote te rastit.
Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të publikohen te tjera informacione.”-njofton policia
Sigal