Prof. Kristaq Kume: Kodit Zgjedhor dhe kultura për të mos zbatuar ligjin

120
Sigal

Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume nuk është dakord me argumentet e kryeministrit Edi Rama se premtimet e kryeministrit për rritje pagash dhe premtime për pensione para zgjedhjeve të 14 Majit, nuk e shkelin Kodin Zgjedhor.

Në një emision televiziv Kume u shpreh: “Kodi Zgjedhor thotë se pas zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re, nuk lejohen këto dispozita, pasi në rastet kur ka ndryshuar mazhoranca, qeveria që ishte në detyrë ka pas marrë vendime që i bënte vetëm në interesin e saj, ndaj kjo ndalohet. Për pasojë, nëse kjo logjikë pranohet, nuk ka rëndësi se çfarë zgjedhjesh zhvillohen”.

“Mënyra sesi është formuluar, është ‘kinezëri’ se mund t’i përgjigjesh edhe po edhe jo. Celibashi i ka kërkuar Kuvendit që të bënte pjesë të reformës në përgatitjet e zgjedhjeve çështje që kanë të bëjnë pikërisht me këtë gjë, me përdorim të aseteve publike, sepse mund ta interpretosh ndryshe, dhe Kuvendi as që e mori parasysh. Problemi i madh tek ne është kultura për të mos zbatuar ligjin, dhe kjo i shërben vetëm atyre që përfitojnë nga kjo gjë”,- u shpreh ai.