Prof. Edmond Panariti: Bursa e parë bujqësore do të hapet brenda këtij viti

391
Sigal

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u shpreh
të hënën se, “bursa e parë shqiptare bujqësore, do të hapet brenda këtij viti
në Lushnje, si platforma që do të vendosë Shqipërinë në pozita të favorshme për
rritjen e eksporteve dhe perspektivën e zhvillimit”. Gjatë një konference për
mediat, ministri Panariti
  tha se, bursa
do të jetë një pikë reference për blerjet e produkteve bujqësore me shumicë,
pakicë por edhe eksportet e tyre. “Shumë shpejt do marrim hap pionier në
bujqësi, do krijojmë bursën bujqësore shqiptare në Lushnjë. I përgjigjet
zhvillimit të vrullshëm bujqësor, duhet koordinim i çmimeve në shitje, blerje e
eksport për të parandaluar spekulimet për të pasur transparencë. Bursa e parë
do jetë platformë e integruar për përcaktimin e çmimeve dhe do bëhen publike.
Hap i rëndësishëm, sfidë për ta mbyllur brenda këtij mandati për ti dhënë
mekanizëm të balancuar dhe preferencial të çmimeve në prodhim, tregtim, shitje
me shumicë e pakicë. Është transformim i madh i bujqësisë që për herë të parë
krijon një bursë të produkteve bujqësore që do jetë zhvillim. Do parandalojë
spekulantët për konkurrencë të brendshme. Bursa do përcaktojë importet
shqiptare. Kjo platformë do e vendosë Shqipërinë në një pozitë të zakonshme”,
tha ai. Duke u ndalur në bilancin e eksport -importeve bujqësore, ministri
Panariti vuri në dukje se për 9 mujorin e këtij viti bujqësia ka eksportuar më
shumë sesa një vit më parë 2 miliard e 230 milionë lekë duke e konsideruar si
hap historik i bujqësisë për nga eksporti bujqësor. “Kjo është shoqëruar me
rritje të prodhimit të brendshëm. Vetëm sera diellore në krahasim me 3 vite më
parë ku kishim 1 mijë hektar, kemi 2400 hektar sera diellore ku merren 3 cikle
më shumë prodhim bujqësor. Rritja e prodhimit bujqësor e blegtoral ka qenë
integrale. Kemi rritje në sektorë që se kanë njohur këtë rritje më parë. Kemi
hop në eksportet e prodhimeve blegtorale që njohin 1 mijë ton eksport më shumë
për 9 mujor. Po ashtu edhe në sektorin e agro-industrisë ku
  në 9 mujor kemi 3 mijë ton më shumë eksporte
se një vit më parë”, tha ai. Ministri Panariti vuri në dukje në bashkëpunim me
institucionet e statistikave po shikohet mundësia e një metodologjie të re, për
përllogaritjen e kontributit të bujqësisë në ekonominë kombëtare, duke
përfshirë këtu të ardhurat edhe nga sektori i agroindustrisë që nuk janë deri
tani.