Prof. Dr. Qemal Lame: Evropa të zgjedhë midis Washingtonit dhe Pekinit

440
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Samiti i NATO-s, në Bruksel, dëshmoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit strategjik midis partnerëve për të përballuar sfidat me të cilat përballet aleanca dhe marrëdhëniet amerikane me evropianët. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë rënë dakord të rinisin një dialog dypalësh mbi Kinën dhe të punojnë së bashku për t’u përballur me “sjelljen sfiduese” të Rusisë. Nga deklarata e bërë të mërkurën nga Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme, Josep Borrell, kërkohen ndryshime.

1. Bashkëpunim dhe qëndrime të përbashkëta gjeopolitike. Në deklaratë thuhet se “Ata konfirmuan mirëkuptimin e përbashkët se marrëdhëniet me Kinën janë shumëplanëshe, duke përfshirë elementë të bashkëpunimit, konkurrencës dhe rivalitetit sistematik”. Ndër çështje të tjera që dy kryediplomatët diskutuan gjatë takimit të tyre në Bruksel ishin bashkëpunimi mbi veprimet për klimën, vaksinat e koronavirusit, Iranin dhe Turqinë.

washington

2. Aleatët kërkohet të zgjedhin midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, midis vlerave të përbashkëta që kanë arritur dhe rrezikut potencial të Kinës ndaj tyre dhe në tërësi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të detyrojnë asnjë aleat të NATO-s të zgjedhë mes Uashingtonit dhe Pekinit. Por ai theksoi njëkohësisht edhe shqetësimin duke paralajmëruar se Kina po kërkon të minojë demokracitë liberale Perëndimore. Këtë rrezik e tregojnë marrëdhëniet politike të krijuara.

3. Marrëdhënie e re e Amerikës me Evropës për të ruajtur e forcuar bashkëpunimin dhe përparësinë e aleancës perëndimore. Politika e re amerikane tregon se  nga njëra anë qeveritë e Evropës do të lehtësohen për rikthimin e SHBA në qëndrimet e përbashkëta. Nga ana tjetër ato duhet ta kuptojnë që vitet e ardhshme nuk do të jenë domosdoshmërisht të qeta dhe se ky partneritet mund të sjellë me vete edhe një çmim të ndjeshëm politik.

Antony Blinken i premton NATO-s një marrëdhënie të re me Amerikën. Është me vend të kuptohet se kjo marrëdhënie e re gjithashtu rezulton në detyrime të reja me kosto të lartë, siç imponojnë interesat perëndimore që ndikohen nga qëndrimi i tyre ndaj Kinës. Problemet e njohura me kohë morën formën e qartë zyrtare në kohën e administrimit Kaotik të Donald Trampit me politikën “First Amerika”. Vendimet për anullimin e marrëveshjeve për partneritetin në organizatat ndërkombëtare dhe sidomos kërcënimi për largimin e tij nga NATO, i liroi evropianët nga detyra e tyre për të punuar për bashkëpunim politik dhe mbrojtje të përbashkët. Evropianët u vunë para detyrës që këkonte zgjidhje për autonomi strategjike dhe të merrnin në dorë fatet e mbrojtjes së tyre. Ky gabim i kushtoi shumë aleancës dhe në veçanti rolit parësor që luante më parë Amerika.

SHBA po vepron aktivisht për të rimarrë rolin e saj. Në këtë drejtim kërkohet një fillim i ri i bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së çdo partneri, trajtim korrekt e barazi, si dhe përgjegjësi për detyrimet individuale ndaj aleancës së përbashkët ushtarake. Tani Sekretari i Shtetit i SHBA po e bën të qartë se Uashingtoni dëshiron një fillim të ri. Ai premton një trajtim korrekt të partnerëve nëse ata mbajnë pjesën e tyre të barrës. Shpresojmë se sidomos në Gjermani askush nuk kishte kultivuar iluzionin se debati i mundimshëm për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes kishte mbaruar. Përkundrazi, kundrejt kësaj qeverie amerikane do të jetë shumë më e vështirë që të justifikohet ritmi i ngadaltë në Berlin.

Partnerët evropianë në të vërtetë vlerësuan mundësinë e autonomisë së tyre strategjike dhe reaguan edhe me orientimin e nevojshëm gjeopoplitik për situatën e krijuar dhe të ardhmen. Administrata e re e SHBA po reagon duke tërhequr vëmëndjen për gabimet në marrëdhëniet e partnerëve me Kinën. “Disa nga partnerët tanë po lëvizin në drejtimin e gabuar”, thotë sekretari amerikan i shtetit. Me këtë ai do të thotë Rusia, dhe shumë më tepër Kina. Marrëdhëniet miqësore mes Pekinit dhe Uashingtonit duket se për momentin janë ndërprerë. Por Blinken pranon se për disa evropianë marrëdhënia me Kinën është komplekse dhe ajo nuk do të jetë gjithmonë në përputhje me linjën që ndjek SHBA-ja.

samiti i natos

Vashingtoni ndjen në këtë situatë nevojën e evropianëve dhe rekomandon që kërcënimit nga politikat e reja agresive të Kinës është mirë t’i përgjigjemi së bashku. Ne duhet të mbyllim boshllëqet e teknologjisë dhe infrastrukturës që Kina po përdor për të na bërë presion. Ne të gjithë e dimë listën e produkteve strategjike, nga G5 deri tek  prodhimi i baterive dhe çipeve, të cilat Pekini mund t’i përdorë si levë politike kundrejt Evropës.

Aleatët evropianë si Franca dhe Gjermania po kërkojnë një ekuilibër strategjik në marrëdhëniet mes Pekinit dhe Uashingtonin, i cili do të siguronte që Bashkimi Evropian të mos jetë aq shumë i lidhur me njërën nga të dyja fuqitë e mëdha të botës, sa do të shkaktonte ndarjen me tjetrën.

Bashkimi Evropian, në veçanti Franca, dëshiron pavarësi nga Shtetet e Bashkuara, aleati dhe mbrojtësi i saj prej më shumë se shtatë dekadash. Spanja dhe Holanda i kërkuan bllokut të mbajë të hapur ekonominë e saj, ndërsa po kërkon “autonomi strategjike”. “Vendet mund të punojnë me Kinën atëherë kur është e mundur”, tha zoti Blinken duke theksuar se ndryshimi i klimës ishte një fushë ku bashkëpunimi ishte i domosdoshëm me një vend që ka një popullsi prej 1.34 miliardë banorësh e që emeton një të katërtën e dioksidit të karbonit në botë, më shumë sesa Shtetet e Bashkuara, por që siç tha ai (Blinken), investon gjithashtu në energjinë e rinovueshme.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina po konkurrojnë për ndikim dhe epërsi globale nga makinat elektrike tek biomjekësia, zoti Blinken akuzoi gjithashtu Pekinin se po minon rendin tregtar ndërkombëtar që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndërtuan pas Luftës së Dytë Botërore. “Ata po punojnë në mënyrë aktive për të shmangur rregullat e sistemit ndërkombëtar dhe vlerat që ne dhe aleatët tanë ndajmë”, tha zoti Blinken duke iu referur Kinës. Për të zbutur konkurencën në rritje të Kinës, SHBA shtron nevojën e bashkëpunimit me partnerët evropianë. “Nëse punojmë së bashku për të bërë realitet vizionin tonë pozitiv për rendin ndërkombëtar … ne kemi besim se mund ta tejkalojmë Kinën në çdo fushë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

SHBA dhe BE janë vënë konkretisht para konfliktit me Kinën. Rreziku i paralajmëruar  dhe i përshkallëzuar gradualisht nga marrëdhëniet në favor të Kinës, nuk u vlerësua në kohë nga partnerët perëndimorë, që u shqetësuan nga politika e Trump me tërheqjen në problemet e brendshme, tolerimin ndaj Pekinit dhe shteteve me politikë autoritare. Kina ka ndryshuar sjelljen e mëparshme të heshtjes apo të reagimeve të ngadalshme e të moderuara. BE u ballafaqua në fillim të javës me  Presidentin Xi. Sanksionet evropiane kundër disa kuadrove të partisë nga Xinjiangu për përndjekjen e Ujgurëve ishin në thelb mjaft diplomatike dhe të moderuara. Reagimi nga Pekini, nga ana tjetër, ishte tejet i tepruar. Mosmarrëveshja tani mund t’i kushtojë BE-së marrëveshjen e investimeve që nënshkroi në dhjetor 2020. Në këto rrethana shtrohet e domosdoshme që evropianët të forcojnë frontin e përbashkët me SHBA-të. Dëmi në ekonominë kineze mund të jetë aq i madh sa që Kina mund të detyrohet praktikisht për kompromise.

Mbrojtja dhe politika janë të pandashme. Për të realizuar linjën e re amerikane shtrohet nevoja që NATO të bëhet më politike. Për këtë bëri thirrje së fundmi edhe  Presidenti Macron. Por kjo kërkon një ndryshim rrënjësor në orientimin strategjik dhe në jetën e përditshme të aleancës. Në vend të organizimit të manovrave të trupave, shtetet anëtare do të duhet të zhvillojnë strategji, se si mund t’u kundërvihen dëshirave ruse për ekspansion dhe planeve ruse të armatimit, bashkëpunimit të gjithanshëm ruso-kinez dhe rolit në rritje të Kinës.

Aleanca perëndimore vihet para detyrës për mbrojtjen e vlerave demokratike në rendin e ditës. Amerika po distancohet nga politika e dashurisë së Donald Trampit për diktatorët e vegjël dhe të mëdhenj të kësaj bote. Blink thekson se ne duhet të ngrihemi në këmbë kur demokracia dhe të drejtat e njeriut minohen, thuhet tani. Evropianët mund të fillojnë menjëherë me këtë në shtëpinë e tyre duke marrë masa ndaj disa anëtarëve të rinj dhe duke vazhduar më pas me partnerin e NATO-s, Turqinë.