Habit kjo parti politike në Gjermani: ‘Hitler, Populli gjerman ka nevojë për ty!

576
Një kandidate parlamentare e partisë “Alternativa për Gjermaninë” (AFD) është vënë nën hetim, pasi ka shpërndarë një foto të Hitlerit me fjalët “Na mungon që nga viti 1945”, duke shkaktuar bujë dhe debate të “papara” ne vend. Skandali vjen disa ditë pasi një tjetër anëtar i lartë i kësaj partie e ka quajtur Memorialin e Holokaustit në Berlin “një monument turpi”. Elena Roon, kryetare dhe kandidate parlamentare në Nuremberg, shpërndau imazhin e Adolf Hitlerit në një grup të mbyllur “WhatsApp” njoftuan media vendase. “Na mungon që nga viti 1945 … Adolf të lulem rishfaqu ! Gjermania ka nevojë për ty! Populli gjerman ka nevojë për ty! – shkruan Roon poshtë fotos, fjalë të cilat nuk janë pritur mirë nga mbështetësit e “AfD-së.
Sigal