Prof. Dr. Enver Bytyçi: Yuri Kim ka vendosur që socialistëve t‘u japë kokainë, ndërsa demokratëve barin e Dullës!

291
Sigal

Por ajo do ta ketë pak të vështirë ta bëjë ndarjen midis tyre. Megjithatë këtë funksion ia lehtësojnë patronazhistët e PS-se dhe I vetëshpalluri kryepatronazhist, Edi Rama!

Ajo do të hapë dy supermarkete. Një te Rruga e Elbasanit për t‘u shit bar livadhi demokratëve. Dhe një tjetër në anën jugore të sheshit të Tiranës për t‘u shitur kokainë kolumbiane rilindasve.

Demokratët do detyrohen të hanë bar dullasi nëse ata nuk e mohojnë liderin historik Sali Berisha. Ndërsa socialistët do shërbehen me pluhurin e bardhe të sponsorizuar nga Edi i Xibrakës, Taua Yaris, Tërmeti i Xhiknurit, Gjushi i Akullores, Tigri i Ahmetajve.

Kusht për ta shërbyer barin e Dullës është që Sali Berisha të hyjë në parlament. Ndërsa kusht për ta dhënë falas barin e bardhë do të jetë moshyrja në parlament e Ed Kokainës, Taulant Yarisit, Arben Tigrit dhe Gjiknur Tërmetit!