Ambasadori britanik Duncan Norman njofton largimin: Ka qenë një nder dhe privilegj t’i shërbej vendit tim në një vend kaq të bukur e mikpritës

207
Sigal

Ditën e sotme, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman ka njoftuar se e ka përmbushur misioni i tij diplomatik në Shqipëri ka përfunduar pas një periudhë 5-vjeccare, të cilën vetë Ambasadori Norman e ka konsideruar si të mrekullueshme.

“Pasardhësi im Alastair King-Smith do të nisë një punë vërtet të mrekullueshme. Dhe unë e di që do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm!”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, ku është zbuluar dhe emri i pasardhësi të z. Norman, në Tiranë.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar:

Sot është dita ime e fundit si Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Kam kaluar pesë vite të mrekullueshme. Ka qenë një nder dhe privilegj t’i shërbej vendit tim në një vend kaq të bukur e me njerëz kaq mikpritës!

Pasardhësi im Alastair King-Smith do të nisë një punë vërtet të mrekullueshme. Dhe unë e di që do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm!

Ambasadori britanik Duncan Norman