Prof.Dr. Elmaz Sherifi: Rama është gati të zëvendësoi Ismail Qemalin me veten

257
Sigal

Rekord Gines i Marathonomakut! Kryeministrat kudo në botë i vlerësojnë. Kryeministri i Shqipërisë vetvlerësohet. Muajt e fundit e përdor shpesh shprehjen: “ku do të gjeni më të mirë se unë”?  Marathonomaku  ynë njihej për disa rekorde. Nuk e zbaton statutin e partisë, as Kushtetutën e Shqipërisë. Parlamentin e ka bërë një ngjyrësh. Ka bërë vetëqeverisjen vendore një ngjyrëshe. Shqipërinë e ka lënë pa Gjykatë Kushtetutese dhe pa Gjykatë të Lartë. Gjatë qeverisjes së tij tetëvjeçare Shqipëria ka borxhin më të lartë në historinë pluraliste. Gjatë mandatit të tij të dytë e kanë braktisur vendin qindra mijë shqiptarë. Gjatë mandatit të tij të dytë është konfliktuar me drejtuesit e institucioneve të Kosovës dhe kryeministrin e saj e hodhi në gjyq. Në zgjedhjet e radhës parlamentare, përçau partitë shqiptare në Malin e Zi. Mendja i thotë, se ka bërë, rrugë, ura e investime në bujqësi, sa kanë bërë të gjithë kryeministrat në 30 vjet! Ndërsa Rekordin Gines marathonomaku ynë e vetëvendosi në konferencën e shtypit pardje. Ai deklaroi se ka bredhur nëpër Shqipëri, më shumë se të gjithë kryeministrat e Shqipërisë, që prej 1912. Me gjithë këto rekorde, a nuk e meriton marathonomaku ynë që të zëvendësojë edhe Ismail Qemalin me portretin e tij. Nga portreti po i ngjan!