Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Opozita parlamentare dhe mentori i tyre!

183
Sigal

Filozofi surelist i së Drejtës, pasi i bindi “listarët” të merrnin mandatin e deputetit, krijoi edhe nocionin politik të ndarjes së opozitës, në  “opozitë parlamentare”  dhe “opozita e rrugës”. Sipas filozofisë së mentorit të tyre, “deputetët listarë” ishin përfaqësuesit realë të PD dhe LSI. Prandaj “deputetët listarë” duke e pretenduar atë status, sa herë dilnin në podium, pasi kolliteshin e kruanin zërin e artikulonin fort tezën e filozofit surealist të së drejtës : “Ne jemi përfaqësuesit real të PD e LSI, ne përfaqësojmë opoziten reale”, sepse, sipas tyre, ata që lanë mandatet i tradhëtuan interesat e popullit opozitar!  Ju e keni parë se si, “deputetët listarë”, pra, “opozita parlamentare”, kanë meritën e ndryshimit të kushtetutës dhe kodit zgjedhor, dhe e “shpërblyen” mentorin e tyre, duke mashtruar edhe shqiptarët me “listat e hapura”. Se sa të hapura janë listat, do e provojnë të gjithë ata kandidatë për deputet që janë të renditur poshtë vendit të sigurt për tu bërë deputet, te të cilët vepron  sistemi maxhorare e duhet të marrin shumë fishin e votave të kandidatëve të preferuar nga “mentori”, për t’u bërë deputet. Deputetët listarë, sapo realizuan ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, sipas interesave të “mentorit” të tyre, u organizuan politikisht, dhe themeluan jo një, por, disa parti politike, duke krijuar subjektin e ri elektoral ,”opozitë e opozitës”, për të ndihmuar e shpërblyer politikisht “mentorin” e tyre, në marrjen e mandatit të tretë. Po fitoi mentori i tyre, të fituar janë edhe “opozita e opozitës”! Ky është një tjetër “element i përparuar” i modelit rilindas të qeverisjes në Shqipëri.