Në Dibër -7°C, ikin shirat, rikthehen ngricat

235
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e mërkurë parashikohet i kthjellët, me përjashtim të zonave malore ku vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare.

Prej mesnatës e deri afër mëngjesit, parashikohet borë lokale e dobët në zonat malore. Për shkak të temperaturave të ulëta, parashikohen ngrica në rrugë të cilat do të mbesin dhe gjatë ditës në zona të thella malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndimor, e vrullshme dhe me rrahje përgjatë gjithë zonave bregdetare dhe luginave me shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-5 ballë me lartësi vale 1.8-3.5m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër -1/8 re diell

Kukës -4/1 re diell

Lezhë 2/8 re diell

Dibër -7/0 re diell

Durrës 3/9 re diell

Tiranë -1/8 re diell

Elbasan -2/7 re diell

Berat -3/7 re diell

Vlorë 2/9 re diell

Korçë -6/0 re diell

Gjirokastër -3/6 re diell

Sarandë 3/9 re diell.