Prof. Dr. Arben Malaj: Nëse investimet janë rreth 2 miliard euro, 700 milion janë humbje dhe vjedhje në Shqipëri

Një paralajmërim serioz për (pa)qëndrueshmërinë financiare. 80 përqind e 4P-ve janë pa garë, janë preferenciale dhe shumë prej tyre edhe si nënkontraktore i kanë marrë kompani me burime kriminale. Opsioni i PPP është shumë i kushtueshëm në raport me çdo formë tjetër financimi,l te investimeve publike.

Një paralajmërim serioz për (pa)qëndrueshmërinë financiare. 80 përqind e 4P-ve janë pa garë, janë preferenciale dhe shumë prej tyre edhe si nënkontraktorë i kanë marrë kompani me burime kriminale. Opsioni i PPP është shumë i kushtueshëm në raport me çdo formë tjetër financimi,l të investimeve publike. Siç janë investimet nga taksat.

Aq më mirë kur janë fonde të mësipërme, grante nga BE dhe kredi nga Bankat e Zhvillimit si Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por edhe marrëdhënie bilaterale si KfË gjermane, Cooperacioni italian apo edhe banka dhe fonde investimesh edhe nga Lindja e Mesme.

Sigal

Përjashtimi i këtyre opsioneve financimi, ku do të rritej transparenca, konkurrenca dhe përgjegjshmëria.

Bëhet vetëm sepse kontratat dhe milardat e 4P-ve (Partneritete Publike Private Preferenciale) duhet të shkojnë aty ku ka preferenca qeveria.

Asnjë donatore të mos jetë pjesë e asnjë procesi duke filluar nga studimi i fisibilitetit, përzgjedhja me garë e fituesve, mbikqyrja e rrepte e ndërtimit, mirëmbajtjes dhe respektinit strikt të detyrimeve dy dhe shumë palshe

80% pa garë, pra me kosto abuzive dhe me nivel të lartë korrupsioni.

Një studim i BB përpara disa viteve rezultoj se keqpërdorimi fondeve për investimet publike ku përfshihet mungesa e eficencës dhe kostot e korrupsioni, ishte 50% për vendet e varfra, pra në 2 miliard dollarë vetëm 1 miliard e vlerës së investimeve, investoheshin në infrastrukturë.

Në vendet në zhvillim ku përfshihet edhe Shqipëria, humbjet nga mungesa e eficencës dhe korrupsionit të lartë ishte rreth 35 %,.

Pra nëqoftëse investimet me 4P-ve është rreth 2 miliard euro, 700 miljon janë humbje dhe vjedhje.

Opsioni 4P-ve:

1.Pa garë,

  1. Me përzgjedhje personale,

3.me rrezik për kosto të larta në ndërtim dhe mirëmbajtje, dhe

  1. me nivel shumë të lartë korrupsioni e kapje të shtetit, do t’i rëndojë ndjeshëm taksapaguesve shqiptare.